Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më parë, reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar këngën e tij më të re, “Birthday”.
E nëse mendoni se kënga ka të bëjë me ditëlindjes, nisur nga titulli, po ju themi se keni shumë të drejtë!
Një këngë mjaft ritmike, në stilin alla-Getto Gheasy vjen për të gjithë ata që festojnë ditëlindjen dhe jemi të sigurtë që do të kthehet shumë shpejt në kolonën zanore të festave të “’cmendura” me shoqërinë.
Ama, po ta dëgjojmë me më shumë vëmendje do të vërejmë se refreni i këngës nuk është i padëgjuar nga ne sepse është mjaft i ngjashëm me refrenin e “Po t’shoh përmas”, të krijuar nga po vetë Getoari.
Gjithsesi, meqë është fundjavë, ja një këngë me të cilën mund të kërceni.