• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bllokimi në Kakavijë, poeti i njohur: Na thonë “e keni peshqesh nga Himara”
Home
Breaking News

Bllokimi në Kakavijë, poeti i njohur: Na thonë “e keni peshqesh nga Himara”

4 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Poeti dhe publicisti Agim Doçi është një prej personave që i është dashur të presë me orë të tëra në Kakavijë për shkak të problemeve të nxjerra nga pala greke, për të cilat fillimisht u tha se ishin probleme në sistemin kompjuterik. Por Doçi jep një tjetër arsye të pritjeve për orë të tëra dhe kthimeve nga pala greke të shtetasve shqiptarë. Ai thotë se ka komunikuar vetë më autoritetet greke, të cilat kanë thënë se ‘e keni peshqesh nga Himara”, pra për çështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë.

Zoti Doçi çfarë po ndodh në pikën kufitare të Kakavijës?
Nuk po flas si poet por si gazetar dhe themelues mediash. Vij në kufirin shqiptaro-shqiptar se trojet tona janë në Kakavijë. Janë dhjetëra autobusë që presin të hapet kufirin. Na thana se “ju thoni se nuk ka probleme me ne, kryeministri juaj na ka prishur ndërtimet e minoritetit në Himarë”. Policia shqiptare e respektueshme dhe erdhi na sqaroi. Autobusët janë plot me turistë që shkojnë në Janinë në kalanë e Ali Pashë Tepelenës. Një bllokim i tmerrshëm.

Mendoni se arsyeja është Himara?
Padyshim. Janë mbi 850 turistë shqiptarë, punonjës dhe emigrantë. Ua kanë kthyer disave duke iu thënë se do vish pas 24 orësh, më 3 nëntor. I gjithë inati sipas bisedës, ku i thashë çfarë është kjo situatë, ata thanë ju “e keni peshqesh nga Himara”. Kjo është një politikë, të sillen një vend i NATO-s kështu…

Më vjen shumë keq për këtë që po ndodh. Nuk i takon shtetit grek të sillet kështu kur kryeministri deklaroi se ka zero probleme me shtetin grek. Ka 2 orë e 49 minuta që presim me pasaporta për të udhëtuar si turistë.

A kanë probleme njerëzit me pasaporta greke?
Nëse emigrantët tanë prej vitesh janë me emra grekë… Edhe një pjesë të tyre me dokumente të rregullta po i kthejnë me arsyetimin se ‘e keni dhuratë nga Himara”. Nuk na duan e nderuar. Propozoj, thirrni Vangjel Dulen, Ditmir Bushatin dhe gjeneral Haki Çakon e të mos bëjnë konferenca boshe e t’i lënë shqiptarët të presin si dele, si popull i kategorisë së tretë. Kjo është e vërteta.

A pritet të ketë një zhbllokim sot, ju kanë dhënë detaje?
Shefi i postës na tha mund të prisni 2-3 orë ose gjithë ditën. Kjo është fyerje. Shteti duhet të reagojë. Thërrisni kryeministrin, Bushatin, Xhafajn, Haki Çakon pse trajtohen njerëzit si dhen, si dele.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja me famë botërore habit me shitjet, ende pa publikuar albumin
Previous article Video/ Tani mund t’i uroni ditëlindjen të dashurit të zemrës me këngën e Getoarit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT