• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Dialog për Kosovën? Fasadë dhe blerje e kohës nga Vuçiçi
Home
Rajon

ANALIZA/ Dialog për Kosovën? Fasadë dhe blerje e kohës nga Vuçiçi

4 November, 2017 Redaktor2 Rajon

Anëtari i Këshillit Politik të Partisë Popullore në Serbi, Çedomir Antiq, ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është lansuar në mënyrë që të mos ketë dialog të vërtetë.

“Nëse keni një qëllim të qartë mund të arrini diçka. Ndërsa ashtu si mendojmë ne, as këtë që e kemi nuk do të mund ta shpëtojmë”, tha Antiq.

Në një situatë ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar dialog të brendshëm për Kosovën, pa i specifikuar temat, duke bërë të ditur shumë shpejt se raundi i parë i këtij dialogu përfundoi dhe nisi një raund i ri, opinioni Antiqit nuk është i vetëm.

Takimi i së hënës i Marko Gjuriqit- drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe kryetar i Grupit të Punës për Mbështetjen e Dialogut të Brendshëm, mblodhi më shumë se 40 profesorë të drejtësisë dhe dekanë të fakulteteve të drejtësisë në Serbi. Ndërsa, propozimet ishin më të ndryshme, shkruan gazeta serbe “Vesti”, përcjell Telegrafi.

“Dialogu i brendshëm, ndryshe nga ajo që Vuçiq premtoi në Bruksel, tani është një seri konsultimesh politike që synojnë më shumë propagandën e asaj që Vuçiq ka për qëllim. Si  mund të shpjegohet ndryshe, kur profesorët e të drejtës kushtetuese, të cilët nuk kanë folur për 20 apo 30 vjet, papritmas janë bërë të rëndësishëm. Si mund të shpjegoni që Vladan Kutleshiq, i cili ka shkatërruar të gjitha mundësitë me Sllobodan Millosheviqin, tani jep disa ide fantastike rreth konfederatës dhe të ngjashme. Është një mashtrim dhe keqpërdorim i titullit, për të krijuar një iluzion se ka pasur ide të ndryshme”, thotë Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Lider i së majtës në Serbi, Borko Stefanoviq dhe ish-negociatori i Beogradit në Bruksel vlerëson se ky dialog i brendshëm është “fasadë dhe blerje e kohës, por edhe nevojë që pushteti të ketë një alibi”.

“Vuçiçi në këtë mënyrë bën një teatër hijesh. Askush nga faktorët e opozitës politike nuk është ftuar, por njerëzit thirren në mënyrë selektive. Është e paqartë se çfarë diskutuan dekanët e nderuar të Fakulteteve Juridike dhe nëse ata dinin hollësitë e të gjitha negociatave në Bruksel. Pra, kjo është në fakt një lloj alibi për pushtetin, që të thonë se kanë konsensus dhe bisedime për diçka që ka planifikuar të bëjë Presidenti Vuçiq. Unë pres që së shpejti do të ftojë përfaqësuesit e Kishës, të cilët do të jenë shumë konstruktivë, të djathtën e rreme të Vuçiqit, paradjathtistët dhe djathtistët ekstremë, të cilët kritikojnë të gjithë, përveç Vuçiqit dhe bërjes së qeverisë me Ramush Haradinajn”, tha Stefanoviq,përcjell Telegrafi.

Ndërsa, Dushan Janjiq shton se opozita duket se ka filluar të merret me Kosovën dhe se Vuçiq arriti qëllimin që të ngre këtë çështje, në mënyrë që ta përdorë atë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat po spekulohet se mund të mbahen vitin e ardhshëm.

“Në fakt, të gjithë japin mendimin e tyre. Dikush në këtë kanal të organizuar, të ngushtë dhe manipulues, të udhëhequr nga Marko Gjuriq, të tjerët si kritikë ndaj atij kanali, dhe disa përmes dialogut mbi dialogun. Do të ketë kaq shumë shpërthime shoviniste dhe kërkesa ekstreme, të cilat Vuçiqit do t’ia  krijojë një pozicion të shpëtimtarit dhe e gjithë kjo do të zvarritet deri në mars, për të qenë në funksion të zgjedhjeve”, tha Janjiç.

/Telegrafi/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Tani mund t’i uroni ditëlindjen të dashurit të zemrës me këngën e Getoarit
Previous article SHOKON avokati/ Femrat me xhinse të grisura duhet te përdhunohen

Redaktor2

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT