• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Analiza e Policisë Shkodër/ Kryepolici Veliu: Strategjia për shkatërrimin e grupeve kriminale
Home
Sociale

Analiza e Policisë Shkodër/ Kryepolici Veliu: Strategjia për shkatërrimin e grupeve kriminale

17 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Prononcimi për mediat i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu pas përfundimit të analizës vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku mori pjese dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe u prezantua Drejtori i ri Vendor, Vehbi Bushati:

Ardi Veliu drejtori i përgjithshëm i Policisë u shpreh: “Sapo përfunduam analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër. Gjatë vitit 2017 ka patur rezultate të prekshme, qoftë përsa i përket uljes të numrit të bimëve narkotike apo sipërfaqeve të evidentuara në këtë territor nga Policia, në krahasim me vitet e kaluara.

Ky ka qenë rezultat historik përsa i përket evidentimit të numrit më të ulët.

Njëkohësisht ka patur rezultate të prekshme edhe në goditjen e veprimtarisë së grupeve kriminale në kudër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ne sot prezantuam edhe Drejtorin e ri Vendor të Policisë Shkodër. Me efektivët dhe me drejtuesit e Drejtorisë Vendore vendosëm dhe prioritetet dhe objektivat që do të ketë Drejtoria Vendore Shkodër për vitin 2018.

Janë objektiva që nuk do t’i ketë vetëm Drejtoria Vendore, por janë objektiva të Policisë së Shtetit dhe do të përmbushen dhe do të realizohen gjatë këtij viti.”

Pyetje: Cili është fokusi kryesor?

Veliu: Fokusi kryesor do të vazhdojë pa ndërprerje goditja e veprimtarisë së grupeve kriminale të evidentuara në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Prioriteti i dytë do të jetë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave, të cilët janë evidentuar gjatë viteve të kaluara si persona, të cilët kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike dhe të numrit të bimëve narkotike.

Drejtor a rreshtohet edhe qarku Shkodër ndër më problematikët në Shqipëri ashtu si Elbasani, Durrësi apo edhe Fieri?

Jo, absolutisht jo. Perceptimi për mendimin tim është perceptim i gabuar edhe për faktin se ju jetoni vetë në qytetin e Shkodrës, e prekni gjendjen e rendit dhe të qetësisë dhe ju duhet të jeni pararoja e pasqyrimit të realitetit të gjendjes së rendit dhe sigurisë në Shkodër.

Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, ashtu si Policia është duke i goditur dhe duke i ndëshkuar në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit këtë aktivitet.

Përmendja disa herë e tyre, a e ka favorizuar terrenin ndoshta që t’i shmangen Policisë? Meqenëse edhe gjatë vitit të kaluar Ministri Xhafaj ka deklaruar që janë dy apo të paktën tre grupe kriminale…

Unë ashtu siç thashë dhe pak më parë, nga Drejtoria Vendore janë goditur deri tani dy grupe kriminale.

Njëkohësisht është duke punuar çdo ditë për evidentimin edhe të grupeve të reja kriminale, ashtu siç është duke punuar edhe nën drejtimin e Prokurorisë për të ndëshkuar edhe pjesën tjetër të grupeve kriminale.

Dua të theksoj se për të goditur një grup kriminal kërkohet kohë, maturim, por edhe gjetja e provave për t’i çuar dosjet dhe gjithë materialet e nevojshme në gjykatë.

Përsa i përket Vettingut që Ministri Xhafaj e ka deklaruar meqënëse vitet e kaluara Shkodra ka qenë ndër qarqet problematike të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka patur shumë pak zbulueshmëri të autorëve, a kanë qenë të përfshirë dhe të evidentuar edhe forca policore që mund të preken nga Vettingu në dijeninë tuaj?   

Qëllimi i Vettingut në Polici është që struktura policore të jetë një strukturë me integritet.

Vettingu është i ndërtuar mbi tre boshte kryesore: mbi profesionalizimin, mbi integritetin dhe mbi pjesën e pasurive, duke vlerësuar edhe atë çka përfaqësojnë vetë punonjësit e Policisë.

Patjetër në Vetting do të kalojë gjithë struktura duke filluar nga unë deri tek punonjësi më i fundit.

Qëllimi është që punonjës, të cilët kanë qenë të implikuar apo punonjës të cilët kanë treguar shkallë të ulët profesionalizmi dhe përfshirje në aktivitete kriminale do të largohen nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka nevojë për punonjës policie me integritet, profesionistë dhe të sakrificës.

Pyetje: Z.Ministër ka lënë detyrë sot që toleranca do të jetë zero ndaj të gjithëve. Si do të arrihet?

Drejtori Veliu: Absolutisht që toleranca do të jetë zero. Kjo do të realziohet nëprmjet angazhimit dhe përgjegjësisë jo vetëm të strukturave Vendore të Policisë, por edhe në monitorimin dhe drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elita shfaqet ndryshe nga herat tjera, shikojeni si duket fytyra e saj (Foto)
Previous article Nga bërthamë pjeshke te mish qengji: Dhuratat e çmendura për presidentët e Amerikës!

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT