• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga bërthamë pjeshke te mish qengji: Dhuratat e çmendura për presidentët e Amerikës!
Home
Jetë

Nga bërthamë pjeshke te mish qengji: Dhuratat e çmendura për presidentët e Amerikës!

17 February, 2018 Ina.Autor Jetë

Siç ta merr mendja një presidenti nuk mund t’i bësh një dhuratë çfarëdo. Në mos kushtoftë shumë para, të paktën duhet të jetë diçka e menduar mirë, diçka që s’i bëhet çdo ditë një njeriu të thjeshtë

Në ditëlindjen e 59, Franklin D. Roosevelt- it iu dhurua një tortë 1. 5 metra e gjatë, e cila peshonte 136 kilogram.

Presidenti i Azerbajxhanit i dhuroi Bill Clinton- it një tapet, në qendër të së cilit gjendej një zemër me portretin e tij dhe të Hillary-t. Punuan plot 12 gra për ta përfunduar brenda 10 javëve dhe tapeti iu dorëzua presidentit më 1997- n.

John F. Kennedy- t iu dhurua një bërthamë pjeshke, ku ishte gdhendur portreti i tij dhe ku madje ishte gjetur pak vend për të lënë mbishkrimin: “Presidenti John F. Kennedy i Shteteve të Bashkuara”. Dhurata u bë nga ana e dikujt, të quajtur R. J. McErlean.

E pabesueshme është dhurata që një burrë pakistanez i bëri Nixon- it. Bëhej fjalë për dy portrete të tij (një në zyrë dhe një kur ishte djalë i ri) të bëra në kokrra orizi. Portretet ishin kaq të vockla sa për t’u parë nevojitej një xham zmadhues.

Presidentit George W. Bush iu bë një dhuratë nga ana e sheikut Khalifa dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe: një gjerdan gjigand plot diamante dhe perla.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Bush mori një tjetër dhuratë thuajse të këtyre përmasave: 137 kile mish qingji i gjallë nga Argjentina.

Kjo tingëllon çuditshëm por dhuratën nuk e refuzon as presidenti. Barack Obama- s iu dha nga ana e një ministri australian një paketë sigurimesh ndaj kafshimit të krokodilit, ku sipas saj do të mbuloheshin shpenzimet për anëtarët e familjes deri në 51000 dollarë në rast kafshimi

Sapo gruaja e Richard Nixon- it, Patricia shprehu dashurinë e saj të madhe për pandat, 2 panda gjigande erdhën menjëherë nga Kina, një për të, një për Nixon- in. Dhe nëse jeni të interesuar, panda femër u quajt Ling- Ling, ndërsa mashkulli Hsing- hsing.

Lyndon B. Jonson mori një pallto Burburry nga kryeministri britanik. Pas takimit, Johnson u sigurua t’i thoshte që t’ia ndërronte pasi nuk ishte masa e tij.

Ndryshe nga gjithë të tjerët, dhurata për George Washington merr të tjera përmasa. Më 1880 kongresi i dhuroi një ditë kombëtare, në nder të tij: 22 shkurti, data e lindjes.

Burimi: Marie Claire

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Analiza e Policisë Shkodër/ Kryepolici Veliu: Strategjia për shkatërrimin e grupeve kriminale
Previous article Si e ndau të bijën në dy pjesë, magjistari tregon live momentin “e frikshëm”, shpërthen rrjeti

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT