• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA NË BE/ Bushati: Strategjia e Komisionit Europian të jetë e detajuar për hapa konkret (FOTO)
Home
Intervista

SHQIPËRIA NË BE/ Bushati: Strategjia e Komisionit Europian të jetë e detajuar për hapa konkret (FOTO)

16 February, 2018 Redaktor2 Intervista, Politikë, Shqipëri

Ministri Bushati merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini dhe Zëvendës Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së (Gymnich), që u zhvillua në Sofie.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate. Diskutimet u përqendruan në sfidat e përbashkëta të sigurisë në Europë, dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Ministri Bushati vuri në dukje masat dhe arritjet e Shqipërisë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe nënvizoi mbështetjen e vazhduar dhe linjëzimin e plotë të Shqipërisë me politikën e BE-së, për adresimin e sfidave të sigurisë.

Ministri ritheksoi nevojën për një prani të shtuar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, në kuadrin e një partneriteti të përforcuar në përballjen me sfidat e përbashkëta.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të ofrimit të mundësive të punësimit për të rinjtë, si instrumentat më efikase për parandalimin e përhapjes së ideologjisë ekstremiste. Në këtë kuadër, Ministri theksoi nevojën për të ngushtuar hendekun në zhvillimin ekonomik midis vendeve të BE-së dhe rajonit tonë edhe përmes instrumenteve financiarë të procesit të zgjerimit të BE-së, në zbatim të Komunikatës së Komisionit Evropian mbi perspektivën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një interviste të shkurtër, menjëherë pas mbërritjes së tij në Sofje, ministri Bushati ka deklaruar se, edhe pse do të dëshironte që Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Evropian të ishte më e detajuar mbi hapat që duhet të ndërmerren nga vendet kandidate, ajo është një hap i mirë dhe në drejtimin e duhur, sidomos pas vitesh të vështira që ky proces ka kaluar. Ministri përsëriti dëshirën për të punuar me Komisionin dhe vendet anëtare për materializimin e 6 nismave madhore që do ta afronin më shumë vendin tonë me BE-në.

Deklarata e ministrit Ditmir Bushati:

Gazetarja: Cili është komenti juaj Z. Bushati për Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Europian?

Ministri Bushati: Sigurisht, e mirëpresim publikimin e Strategjisë. Sigurisht do të dëshironim të ishte më shumë e detajuar mbi hapat që duhet të merren nga vendet kandidate, masat dhe instrumentet financiare e politike që mund të ofrohen nga BE. Gjithsesi, dëshiroj të rikonfirmoj që ky është një hap i mirë, në drejtimin e duhur, sidomos pas viteve të vështira që procesi i zgjerimit ka kaluar. Ne dëshirojmë të punojmë me Komisionin dhe vendet anëtare në materializimin e 6 nismave madhore që potencialisht do na afronin më shumë pranë BE-së.

Hungaria tha se procesi i integrimit europian nuk është mjaftueshëm i shpejtë. Çfarë mendoni për këtë? 2025 a është mjaftueshëm për të materializuar 6 nismat madhore?

Mendoj më mirë të përqendrohemi në çfarë na pret në horizont se sa në data, si edhe në cilësinë e procesit të reformave. Sundimi i së drejtës vjen i pari, por siç e dimë shumë mirë, nuk ka sundim të së drejtës pa zhvillim ekonomik dhe nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa sundim të së drejtës. Prandaj është e rëndësishme si për BE ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor të vendosin një barazpeshë midis këtyre dy komponentëve të strategjisë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI TE BLLOKU/ Zbulohet vrasësi i biznesmenit Memli Begalla në Tiranë. Kamerat fiksuan gjithçka (DETAJET)
Previous article DEMARKACIONI Kosovë-Mali i Zi/ Rama: Uroj të mbyllet sa më parë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT