• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI TE BLLOKU/ Zbulohet vrasësi i biznesmenit Memli Begalla në Tiranë. Kamerat fiksuan gjithçka (DETAJET)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI TE BLLOKU/ Zbulohet vrasësi i biznesmenit Memli Begalla në Tiranë. Kamerat fiksuan gjithçka (DETAJET)

16 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë ekzekutorin e biznesmenit 64-vjeçar Memli (AFRIM) Begalla, i cili dyshohet të jetë vrarë për për borxhe të vjetra të pashlyera.

Duke u nisur edhe nga mënyra se si ka vepruar vrasësi dhe lëvizjet që ka bërë, ekspertët e policise kriminale kanë dyshime të forta që mund të jetë një killer me pagesë.

Behet fjale per nje vrases profesionist ndoshta per shkak te veshjes, gjakftohtesise me te cilen ka vepruar, maskimin, armen me selicniator qe ka perdorur, prçizionin me nje goditje fatale direkt ne koke dhe qetesine e sigurine me te cilen eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Duke iu referuar gjithnjë pamjeve te regjistrimeve të kamerave të sigurisë, thuhet se autori mbante te veshur një xhaketë të bardhë, të mbërthyer deri te buzët. Në kokë ka patur një kapele te rasur fort mbi sy, e cila nuk lejon që t’i dukeshin tiparet e fytyrës.

Pasi ka qëlluar mbi biznesmenit, ai dallohet duke ecur me hapa të lehtë, pa rë në sy. Fillimisht ecën në këmbë e më pas e ndihmon një makinë për tu larguar te sheshi “Willson”. Me siguri, ka qene bashkepunetori i tij, qe e ka ndihmuar te largoheshin me shpejtesi vendit te ngjarjes e per ti shpetuar ndjekjes se mundshme te policise.

Autori besohet nisur nga pamjet filmike, se ka qenë një person i gjatë rreth 1.70 metër i gjatë. Policia po heton në dy pista në lidhje me vrasjen e biznesmenit, i cili u qëllua me një plumb në kokë mbrëmjen e të mërkurës (14 shkurt 2018) në Tiranë.

64-vjeçari i cili më parë njihej edhe me emrin Afrim, u qëllua për vdekje sapo tentoi të hipte në makinën e tij, pranë një parkingu në rrugën “Nikolla Tupe”, në ish-Bllok të Tiranës.

Burime të Mjekësisë Ligjore saktësuan se vrasësit e kanë qëlluar jo më larg se 5 metra, ndërsa predha e pistoletës ndodhej ende në kafkë, për shkak të efektit zbutës të silenciatorit.

Alpenews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paper Issues for Middle School
Previous article SHQIPËRIA NË BE/ Bushati: Strategjia e Komisionit Europian të jetë e detajuar për hapa konkret (FOTO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT