• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pozicioni i gjumit, mund të lehtësoj disa nga sëmundjet
Home
Shëndet

Pozicioni i gjumit, mund të lehtësoj disa nga sëmundjet

15 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Gjumi i keq gjatë natës nuk është vetëm i pakëndshëm, por edhe i rrezikshëm.

Problemet ekzistuese si dhimbjet e shpinës apo edhe një ftohje mund të përkeqësohen nëse flini keq.

Pozita në të cilin flini, mund të fletë shumë për këtë, transmeton Indeksonline.

Mënyra se si flini ndikon në mënyrën se si qarkullon gjaku rreth trupit tuaj, si dhe vënien e presionit në pjesë të ndryshme të trupit tuaj për shumë orë në një kohë të gjatë, gjë që mund të dëmtojë qarkullimin.

Nëse e gjeni pozicionin tuaj të pakëndshëm të fjetjes, ose zgjoheni nga një natë e trazuar duke mos u ndierë i pushuar, mos u shqetësoni sepse ka pozicione të ndryshme që mund të përpiqen të menaxhoni gjumin tuaj të mirë.

Më poshtë gjeni disa nga problemet që mund të shkaktohen nëse flini keq.

Thartira:

Thartia apo acidi të jep një ndjenjë si djegie në gjoks të shkaktuara nga acidi i stomakut që shkon deri në fyt, i njohur ndryshe edhe si urth.

Ushqimi në një vakt para shtrirjes në shtrat rrit mundësinë e kësaj.

Nëse vuani nga kjo gjë atëherë qëndroni e shtrirë në anën tuaj të djathtë, dhe shtrini krahë tuaj përpara. Gjunjët duhet të jenë të përkulur dhe të tërhequr pak deri në barkun tuaj.

Dr John de Caesteceker, konsulent gastroenterolog nga spitalet universitare Leicester, tha për Mirror: “Duke qëndruar në anën e majtë ushqimi mund të lëvizë më me efektshmëri përmes traktit të tretjes.

“Nëse ju duhet të hani vonë, hulumtimi tregon ngritjen e nivelit të shtratit mund të lehtësojë simptomat. Është një opsion shumë më i mirë sesa duke shtuar më shumë jastëkë”, ka thënë ai.

Dhimbjet e shpinës

Një pozicion i keq i fjetjes në fakt mund të përkeqësojë problemet me shpinën tuaj.

Si dhe në sugjerimin e parë, vendosni duart tuaja para jush. Duke u përkulur gjunjët pak dhe përpiquni të mbani drejt trupin në të gjitha pjesët.

Vendosni një jastëk në mes të gjunjëve që ata të pushojnë për gjerësinë e ijëve veç e veç.

Bllokimi i hundëve

Ju nuk duhet të flini në shpinë nëse jeni duke vuajtur nga një ftohje apo ndonjë gjë që ngjason me sinuset.

Në vend të kësaj , duhet të shtriheni në anën tënde me jastëk shtesë për të ngritur pak kokën, e cila ndihmon në zhdukjen e kullimit natyral.

Ju mund të keni nevojë të eksperimentoni me rregullimin e krahëve dhe këmbëve në mënyrë që ato të jenë të rehatshme.

Dhimbjet e ciklit menstrual

Në mënyrë të pazakontë, ju në të vërtetë kur jeni në këtë gjendje duhet të shtriheni në shpinë për t’i shmangur dhimbjet që lidhen me periudhat.

Vendosni një jastëk poshtë gjunjëve për të bërë një presion te pjesa e prapme (mund të vendosni edhe dy nëse ndiheni edhe më rehat).

Fjeta në anën tuaj të preferuar do të bënte presion mbi gjinjtë, ndërsa gjumi me fytyrë poshtë bën presion në mitër, duke bërë kështu që të përkeqësohen simptomat.

Dhimbja e ijëve nga vrapimi

Edhe për këtë arsye është mirë të flini në shpinë. Kjo për shkak se ijët pas vrapimi mund të fryhen edhe më shumë nëse flini në anën tuaj të preferuar.

Shtrirja në një krah shton presionin mbi ijët e juaja.

Ndërsa shtrirja në shpinë i jep ijëve tuja një pushim nga stresi i ecjes dhe i uljes gjatë gjithë ditës.

Qafa e lënduar

Kur keni qafën e lënduar, ju duhet të flini në shpinë me qafën tuaj aq të drejtë sa të jetë e mundur për të parandaluar nga dhimbja më e madhe.

Gërhitja

Ata që gërhasin në të vërtetë mund të zgjidhin këtë duke u shtrirë në bark.

Kur shtriheni në anën e përparme muskujt e fytit nuk bien prapa, gjë e cila normalisht shkakton gërhitjen.

Megjithatë, si për shumë gjëra të tjera edhe në këtë rast shtrirja në shpinë mund të përkeqësoj edhe më shumë këtë gjë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë parandjejnë njerëzit 72 orë para se të vdesin
Previous article 5 shenjat e kancerit të mushkërive që duhet t’i dini

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT