Kanceri i mushkërive është lloji më vdekjeprurës i kancerit në botë. Vret më shumë njerrëz se një kombinim i shumë sëmundjeve të tjera dhe shancet për të shpëtuar janë shumë të pakta edhe nëse kapet në fazat e para. Shkaku më i madh i kancerit të mushkërive është konsumimi i duhanit.
Kollë që nuk ndalon
Kolla zakonish zgjat një javë ose dy, por nëse zgjat më shumë duhet të shqetësoheni. Një kollë që zgjat shumë është një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje.
Kollë që ndryshon
Nëse jeni një duhanpirës atëherë me shumë mundësi që vuani nga një kollë kronike. Sidoqoftë nëse shihni një ndryshim në kollën tuaj atëherë ju rekomandojmë të vizitoni mjekun tuaj. Gjithashtu nuk duhet lënë pa u kontrolluar kur kolla ka një tingull më të fortë dhe shoqërohet nga sekrecione të shpeshta ose gjak.
Dhimbje në kraharor dhe pas kurrizit
Dhimbjet e kurrizit ose të kraharorit të cilat nuk largohen pas mjekimit të marrë janë një simptomë tjetër e hershme e kancerit.
Ulje e menjëhershme në peshë
Nëse humbisni 5 ose më shumë kilogram atëherë mos hezitoni të vizitoni mjekun tuaj.
Dhimbje kockash
Dhimbjet në kocka janë shpesh një simptomë e llojeve të ndryshme të kancerit përfshirë këtu dhe kancerin e mushkërive. Është shenjë që kanceri është përhapur në kocka dhe ndihet më shumë kur flini në kurriz.
/shije


