• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA NË KUKËS: Deri në 2019 do të plotësojmë rrethet me mjekë SPECIALISTË
Home
Shqipëri

RAMA NË KUKËS: Deri në 2019 do të plotësojmë rrethet me mjekë SPECIALISTË

10 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale dhe programi për bonusin e mjekëve i kanë shtrirë efektet edhe në spitalin rajonal të Kukësit. Banorët e këtij qyteti dhe jo vetëm nuk kanë më nevojë të udhëtojnë deri në Tiranë për një shërbim më të specializuar mjekësor, pasi prej një muaji Spitali Rajonal i Kukësit patronazhohet nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Patronazhimi bëhet me sistem rotacioni çdo javë për shërbimet Neurologji, Endokrinologji dhe Reumatologji. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar spitalin e qytetit verior për të parë nga afër funksionimin e patronazhimit, i cili pritet të vijojë për afro një vit, kur do të përfundojnë dhe 300 specializantët e parë, të cilët do plotësojnë vakumet në të gjithë sistemin.

“Sistemi i patronazhimit është një ndër programet më të reja të shëndetësisë për fuqizimin e spitaleve rajonale dhe spitaleve bashkiake. Realizohet nga mjekët e spitaleve universitare të Tiranës në këto spitale. Praktikisht kemi marrë në patronazh spitalin rajonal të Kukësit, Dibrës, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Beratit. Ndërkohë që kemi dhe një spital bashkiak atë të Burrelit, ku për herë të parë janë kryer ndërhyrje që nuk ishin kryer më parë,” u shpreh ministrja Manastirliu.

“Punë ka realisht goxha. Është më e thjeshtë për të gjithë qytetarët se jemi ne dhe ua japim shërbimin në një kohë më të shpejtë, sesa të vijnë në Tiranë,” shprehet mjeku reumatolog.

“Jam i sëmurë, qe një vit vuaj nga këmbët, trompozë, edhe veshkat. Tani meqë ka ardhur shërbimi këtu ka mundësi t’i kryej këtu,” shprehet një pacient.

“Tani do vijë Tirana këtu dhe do shkojë Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për mjekë specialistë, sepse deri në janar 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë. Pastaj do vijnë mjekët specialistë që do jenë full time çdo ditë,” deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Programi i patronazhimit përmbyll jo vetëm konsulta dhe ekzaminime, por edhe ndërhyrje kirurgjikale. Nga ky program kanë përfituar vetëm gjatë muajit janar mbi 1 mijë pacientë në Dibër, Kukës, Fier, Korçë, Gjirokastër, Burrel dhe Vlorë, të cilët kanë marrë shërbimin shëndetësor të specializuar pranë vendbanimit të tyre nga mjekët e spitaleve universitare të Tiranës.

Përveç patronazhimit, qeveria ka nisur edhe zbatimin e programit të bonusit deri në 2.5 milionë lekë për çdo mjek që punon larg vendbanimit të tij. Tashmë kjo nismë është bërë realitet edhe në spitalin e Kukësit.

“Për herë të parë në spitalin e Kukësit vjen nëpërmjet programit të bonusit, me masën e re të bonusit që miratuam në qeveri me 250 mijë lekë, një mjek kirurg i dedikuar për spitalin e Kukësit që do të mbulojë të gjitha kirurgjitë dhe do të qëndrojë 24/7 on call për të gjitha problemet kirurgjikale që mund të kenë banorët e Kukësit, por dhe të Hasit dhe të Tropojës, për të kryer të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në këtë spital,” tha ministrja Ogerta Manastirliu.

“Sapo kryem një operacion. Shkoi me sukses. Unë erdha në kuadër të thirrjes që bëri ministrja e Shëndetësisë. E kisha dhe për detyrë humanitare, sigurisht, jam mjek dhe do të përgjigjem,” u shpreh Dr. Novruz Bare.

“Në fakt, ishte e vetmja mënyrë. Ne e thamë që në fillim, se për të gjithë rastet kur mjekë specialistë të nivelit tuaj do pranojnë të shkojnë në spitale të tjera ku s’ka mjekë specialistë, ne do japim një bonus, plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali, po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kështu që kjo po funksionon. Ndërkohë, edhe patronazhimi po funksionon, sepse po ulet jashtëzakonisht fluksi i njerëzve që duhet të vijnë në Tiranë, sepse do i marrin shërbimet tani nëpër spitalet rajonale. Në janar të 2019-ës, më në fund do dalin mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë nevojat në të gjithë territorin. Pastaj do të jetë një fazë tjetër e rëndësishme e transformimit të shërbimit shëndetësor,” u shpreh Kryeministri Edi Rama.

“Me ardhjen e kirurgut të ri me bonus, ne si spital pretendojmë që të rritet numri i operacioneve mbi 30%. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të gjitha spitalet rajonale të marrin shërbimin e duhur dhe pacientët të mos shkojnë nëpër qytete të tjera, nëpër spitale terciare,” u shpreh drejtori i këtij spitali.

Për të theksuar rëndësinë që ka shtimi i gjelbërimit edhe në ambientet spitalore, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbollën një pemë në oborrin e spitalit të Kukësit.

ERTV Live😊: Një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë – Në spitalin e Kukësit për të ndjekur programin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit, në një fazë të re të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe në pritje që në janar 2019, të integrohen në gjithë sistemin spitalor mjekët e rinj specialistë (ndërprerja e pashpjegueshme katërvjeçare e specializimeve në vitet 2009-2013 krijoi një situatë absurde mungesash për specialistë për 4 vitet e shkuara)#ShëndetësiaqëDuam🚑🏥 për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱🇪🇺

Posted by Edi Rama on Saturday, February 10, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 të famshmet shqiptare më me stil të javës (FOTO)
Previous article Ligji i ri në GREQI/ Kontroll i rreptë për çdo transaksion mbi 1000 euro

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT