• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ishte koha kur PUTIN ishte në krye të INTELIGJENCËS RUSE. FSB, agjencia elitë e spiunazhit rus
Home
Nderkombetare

Ishte koha kur PUTIN ishte në krye të INTELIGJENCËS RUSE. FSB, agjencia elitë e spiunazhit rus

8 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia Sekrete e Sigurisë së Rusisë është e njohur në mbarë botën për operacionet e saj të inteligjencës kundër terrorizmit. FSB, Shërbimi Federal i Rusisë, i ka rrënjët në policinë sekrete të KGB së Bashkimit Sovjetik. Ajo është krijuar në vitin 1995 si agjencia inteligjente e Rusisë për të trajtuar kërcënimet ndaj shtetit rus. Presidenti Vladimir Putin drejtoi FSB-në përpara se të vinte në pushtet.

Shërbimi Federal i Rusisë është përfshirë në luftën kundër separatistëve nga Çeçenia në fillim të viteve 1990 dhe viteve 2000. Një pjesë e punës së FSB është të parandalojë edhe çdo kryengritje pro-perëndimore në Rusi, si Revolucioni i Gjeorgjisë në vitin 2003 dhe Revolucioni i Ukrainës në vitin 2004.

FSB është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare edhe për ish-agjentët e saj të gjetur të vrarë. Alexander Litvinenko, ish-oficer i FSB dhe kritik i ashpër i Presidentit Putin, u helmua me polonium radioaktiv, në Londër në vitin 2006. Litvinenko kishte përfituar azil në Britaninë e Madhe dhe ishte konsideruar tradhtar në Rusi. Autoritetet britanike dolën në përfundimin se vrasësit e ish-oficerit të FSB-së mund të kishin marrë miratimin nga Presidenti Putin dhe shefi i FSB, Nikolai Patrushev. Rusia i hodhi poshtë këto akuza. Alexander Litvinenko kishte akuzuar Shërbimin Federal të Rusisë se kishte krijuar një skuadër sekrete  të quajtur URPO, për të vrarë armiqtë e Vladimir Putin. Një nga objektivat e URPO, tha Litvinenko në atë kohë, ishte oligarku Boris Berezovski, i cili vdiq në Britaninë e Madhe në vitin 2013. Vdekja e tij u konsiderua vetëvrasje.

  • Lidhja Putin – FSB

Selia e FSB në qendër të Moskës është Lubjanka. Në këtë ndërtesë, KGB-ja merrte në pyetje të burgosurit politikë në kohën e Bashkimit Sovjetik. Kreu i FSB-së, Alexander Bortnikov i raporton direkt Presidentit rus Vladimir Putin. Në vitet 2000, për t’u bërë President, Putin i dha postet më të mira ish-spiunëve nga Shën Petersburg. Gjatë mandatit të tij të parë si President, 1/3 e zyrtarëve qeveritarë ishin agjentë ose ish-agjentë të FSB. Pjesa më e madhe e tyre, tani janë subjekt i sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Këta zyrtarë ish-spiunë, kontrollojnë sot burime kryesore ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Noizy poston këtë FOTO, komenti i Xum Allushit do t’iu shkrijë së qeshuri
Previous article Fjolla Morina i tregon të gjithëve se kush ia ka dhuruar buqetën me lule

g.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT