Parlamenti do të votojë sot listën e tretë e emrave për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.
Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur me short 10 emra të cilët duhet të kalojnë në seancën e kuvendit gjatë ditës së sotme. Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar një debat të ashpër për këtë çeshtje por edhe për interpelancen e kërkuar me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ndryshe nga dy seancat e shkuara, kandidatët konsiderohen automatikisht të emëruar në seancë duke krijuar kështu dy institucionet e reja të drejtësisë.


