Policia e Elbasanit ka shoqëruar 4 persona të dyshuar per atentatin ndaj biznesmenit te njohur Lulzim Kulla nga Shkodra, ku mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e 13 janarit ne lagjen Rus ne Shkoder ku mbeten te plagosur 8 persona, mes tyre dhe shenjestra Lulzim Kulla, i njohur si i forti i Shkodres. Që prej ditës së djeshme Policisë e Shtetit, bashkë me atë lokale, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan në kuadër të aksionit policor ‘Forca e Ligjit’.
Kështu pas shkatërrimit të një grupi të strukturuar kriminal, ku u finalizua me arrestimin e 8 personave, ku u sekuestrua armë dhe drogë.
KUSH ISHTE OBJEKTIVI I SULMIT, LULZIM KULLA
Lulzim Kulla i njohur shkurt si Lul Kulla, është emër i njohur për policinë për shkak të, të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si ‘i forti’ i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.
Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.
Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti.
/AlpeNews.al/


