• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FORCA E LIGJIT/ FNSH dhe RENEA kontrolle në banesat dhe bizneset e fiseve “Çapja e Çela”
Home
Sociale

FORCA E LIGJIT/ FNSH dhe RENEA kontrolle në banesat dhe bizneset e fiseve “Çapja e Çela”

8 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Që prej ditës së djeshme Policisë e Shtetit, bashkë me atë lokale, RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan në kuadër të aksionit policor ‘Forca e Ligjit’.

Kështu pas shkatërrimit të një grupi të strukturuar kriminal, ku u finalizua me arrestimin e 8 personave, ku u sekuestrua armë dhe drogë, gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se RENEA dhe FNSH kanë qenë sërish në aksion gjatë natës.

Mësohet se po kalohen në ‘sitë’ pronat e Çapjave dhe Çelajve, dy fiseve të njohur për policinë e Elbasanit dhe jo vetëm, pas implikimeve në disa ngjarje kriminale dhe sagës së gjatë të hakmarrjeve mes tyre. Bezat bën me dije se RENEA ndodhet aktualisht në tregun agro-ushqimor dhe në disa biznese të familjes Çapja.

Kujtojmë se në aksionin e djeshëm u sekuestruan 70 kallëpe me tritol, armë zjarri dhe lëndë narkotike, ndërsa 8 të arrestuarit ishin nga Pogradeci dhe Gramshi.

Policia përdori metoda proaktive për këtë operacion, duke infiltruar kështu në grup edhe agjentë civilë, ndërsa operacioni u drejtua nga drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato.
Kujtojmë se aksioni vjen fill pas vizitës dje në Elbasan të kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila dha një mesazh të qartë gjatë takimit që zhvilloi me prokurorët. Ajo pohoi se Elbasani është pikë e “nxehtë” për grupet e krimit, ndaj prokurorët duhet të hetojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hulumtimi: Birra është e shëndetshme, mund të parandalojë një sërë sëmundjesh
Previous article (FOTO) Njihuni me lojtarin që braktisi ekipin dy ditë përpara sfidës me Tottenham për të bërë tatuazhe

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT