• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Konsumimi i duhanit brenda në shtëpi mund të sjellë këtë lloj kanceri
Home
Shëndet

Konsumimi i duhanit brenda në shtëpi mund të sjellë këtë lloj kanceri

8 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Sipas një studimi të kohëve të fundit lëndët kanceroze të duhanit mbeten në ambjentet e shtëpive tuaja për më shumë se 6 muaj.

Edhe nëse hiqni dorë nga duhani, por e keni pirë atë brenda shtëpisë tuaj më parë, lëndët e dëmshme mbeten sërish atje, në divane, mure dhe tapete.

Edhe njerëzit e tjerë që banojnë në atë shtëpi, qofshin ish-duhanpirës apo që nuk e kanë pirë asnjëherë duhanin, do të kenë rritje të nivelit të lëndëve të dëmshme.

Kërkuesit e universitetit të San Diegos ngulin këmbë se zbulimet e bëra duhet të shërbejnë si një paralajmërim për duhanpirësit se zakoni i tyre i të pirit duhan prek dhe dëmton rëndë edhe njerëzit e tjerë rreth tyre.
“ Është e rëndësishme të dihet se si lëndët e dëmshme të duhanit qëndrojnë në shtëpi dhe se si janë të ekspozuar personat që jetojnë në atë shtëpi ndaj lëndëve toksike” tha Georg Matt, drejtuesi i studimit dhe njëkohësisht profesor psikologjie pranë universitetit San Diego.

Profesor Matt dhe kolegët e tij studiuan 90 duhanpirës të cilët ishin gati të hiqnin dorë prej duhanit.

Në harkun kohor të 6 muajve, kërkuesit vizituan në mënyrë të vazhdueshme shtëpitë e ish duhanpirësve.

Ata morën mostra nga muret, dyert, pluhuri në dysheme, urina dhe nga duart e banorëve të shtëpisë.

Gjatë analizës së këtyre mostrave, ata kërkuan për prani të ndonjë kimikati që ka lidhje me duhanin, si nikotina, kotinina, dhe për lëndën që njihet si shkaktar i mundshëm i kancerit të mushkërive, NNK.

Sipas profesor Matt fakti që ambjenti nuk pastrohet plotësisht nga duhani edhe pasi është hequr dorë prej tij, është një nga arsyet se përse duhanpirësit e kanë kaq të vështirë ta lënë atë.

Aroma e duhanit është kudo, që do të thotë se tundimi për ta filluar sërish atë është ende i pranishëm.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Mësime gjermane për bashkqeverisjet shqiptare
Previous article I thani rrobat në radiator? Ja përse është njëra ndër gjërat më të rrezikshme

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT