• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-kreu katalanas pas thirrjes në gjyq: Do të qëndroj në Bruksel
Home
Botë

Ish-kreu katalanas pas thirrjes në gjyq: Do të qëndroj në Bruksel

2 November, 2017 Ina.Autor Botë

Ish-kreu katalanas Carles Puigdemont ka konfirmuar se ai dhe disa ministra do të qëndrojnë në Bruksel deri në momentin e paraqitjes në gjykatë për akuzat mbi pavarësinë e Katalonjës shkruan BBC.

Puigdemont dhe 13 nga ish-ministrat e tij duhet të paraqiten të enjten në Gjykatën e Lartë në Madrid.

Prokurori i shtetit spanjoll ka njoftuar më parë se do të kërkonte akuza për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike kundër udhëheqësit dhe anëtarëve kryesorë të administratës.

Ndërkohë në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Puigdemont i përshkroi thirrjet e qeverisë si “pa bazë ligjore” dhe gjykimin si “politik”.

“Ne marrim dënimet e burgut që na presin si një denoncim të situatës që demokracia po vuan në Spanjë dhe si një thirrje për lirinë e popullit tonë”, lexoi deklaratën, e cila i krahasoi dënimet si ekuivalente me ato që zakonisht lidhen me ” krime të tilla si vrasje apo terrorizëm. ”

Deklarata konfirmoi gjithashtu se ndërsa Puigdemont dhe disa prej ministrave të tij do të mbeten në qytetin belg, një numër i papërcaktuar do të shfaqet në gjykatë të enjten në Madrid.

Disa nga ministrat e Puigdemont janë parë duke u kthyer në Barcelonë të mërkurën, por është e paqartë nëse ata do të paraqiten në gjykatë.

Spanja u zhyt në krizën më të keqe politike në dekadë pasi administrata e Puigdemont mbajti një referendum të pavarësisë më 1 tetor. Kriza arriti kulmin të premten e javës së shkuar, kur parlamenti katalanas shpalli pavarësinë e njëanshme. Madridi reagoi duke pezulluar autonominë e rajonit, duke shkarkuar qeverinë dhe duke imponuar sundimin direkt.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të mirmbajmë oborrin e shtëpisë
Previous article Skandal në Gjirokastër/ Gjyqtari i kërkon avokatit të studiojë dosjen me 600 faqe për 22 orë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT