Të projektosh një kopësht të vogël nuk është ide e thjeshtë. Për ta bërë këtë përpara se të ja nisim duhet ta pyesim veten nëse duam një kopësht, një oborr, ndoshta vetëm bar apo lule plot ngjyra? Vetëm mbasi kemi gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje vjen koha efazës projektuese.
Hapi i parë është vendi ku do të mbillen bimët, i cili duhet të ketë dritë dielli të paktën 6 orë në ditë, pjesën tjetër të hapësirës duhet ta leme për bimët që nuk kanë nevojë për shumë diell.
Hapi i dytë është testimi i terrenit i cili mund të jetë me rërë, argjiloz ose të dyja bashkë. Terrenet argjiloze nuk janë drenante dhe në këtë rast duhet të shtojmë rërë ose gurë të vegjël, ndërsa në të kundërt terrenet që kanë shumë rërë kanë nëvojë për argjile që drenimi të mos jetë i tepërt. Nëse ke mundësi që të masësh PH e tokës mund gjithashtu ta rrëgullosh atë në baze të nevojave që kane bimët të cilat do mbjellësh duke e bërë më acid apo më bazik.
Kur planifikojmë një kopësht duhet të mendojmë për hapësirën që duhet të kenë lulet dhe bimët në dispozicion në mënyrë që të zhvillohen. Pjepër, kastraveca, kungulleshka kanë nëvojë për më shumë hapësirë, ndërsa qepë, domate, rrepka dhe panxhar për më pak. Mbasi ke vendosur dhe për hapësirën, ka ardhur koha që të pastrosh terrenin nga bimët e këqija të cilat mund ti riciklosh më vonë.
Hapi tjetër është zgjedhja e luleve apo bimëve e cila duhet bërë gjithashtu me një logjikë e cila bazohet në faktin që lulet, në bazë të ciklit të jetës, ndahen në lule vjetorë, simestrale dhe shumëvjeçare.
Lulet Vjetore: janë ato që rriten, zhvillohen, riprodhohen dhe vdesin në një stinë ose brënda një viti nëse bëhet fjalë për perime. Disa shembuj bimësh vjetore janë luleradhiqe, çikore, hithra, begonia, petunia, luledielli etj
Lule simestrale: në bimët simestrale faza vegjetative zgjat një vit ndërsa faza riprodhuese ndodh në vitin e dytë. Disa shembuj lulesh simestrale janë karota, margarita, viola etj
Lule shumëvjeçare: janë ato bimë që jetojnë shumë vite dhe në të cilat çdo vit ndërthuren faza vegjetative dhe ajo riprodhuese. Pemët janë bimë shumëvjeçare dhe më të duhurat për një oborr. Disa lule shumëvjeçare janë lulebora, ciklamini, disa varietete të lakrës dekorative, pastaj bimët për gardhe si dafina, voshtër, shkozë etj Bimët të cilat i rezistojnë të ftohtit dhe janë shumë të përshtatshme për oborre janë ato që quajmë rustike. Këto janë bimë veçanërisht rezistente ndaj temperaturave të ulëta, të cilat mund të mbillen në çdo stinë të vitit.


