• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E PARISIT/ Florin Kola, shqiptari që pa arrestimin e SALAH ne Bruksel. Flet heroi i mediave belge (VIDEO)
Home
Ekskluzive

MASAKRA E PARISIT/ Florin Kola, shqiptari që pa arrestimin e SALAH ne Bruksel. Flet heroi i mediave belge (VIDEO)

6 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Vëmëndja e gjithë mediave botërore dje ka qënë në Bruksel ku u zhvillua dhe gjyqi i parë kundër Salah Abdeslamit nën masa të rrepta sigurie dhe në një sallë të mbushur plot.

Sulmet e personave të armatosur dhe bombarduesit vetëvrasës në një sallë koncerti në Paris, stadium, restorant dhe bare lanë 130 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Prokurorët francezë besojnë se Salah Abdeslam, 28 vjeç, gjithashtu luajti një rol kyç në sulme, por ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.

Pas sulmeve, Salah Abdeslam u bë njeriu më i kërkuar në Evropë dhe përfundimisht u fsheh në një banesë në lagjen e tij Molenbeek në Bruksel ku edhe u arrestua nga Policia e këtij vendi. Sipas burimeve policore 200 policë do të ruajnë gjykatën gjatë gjykimit të ketij përsoni që vlerësohet si shumë i rrezikshem.


Ishte hera e parë që 28 vjeçari Salah Abdeslam shfaqej në publik që kur u arrestua pothuajse dy vjet më të parë. Procesi katër ditor nuk ka në qendër sulmet e nëntorit 2015 që shkaktuan vdekjen e 130 vetëve në Paris, por një shkëmbim zjarri me policinë belge që ndodhi disa ditë para se Abdeslami të arrestohej, pas disa muajsh në arrati.

Pronari i kafesë ku ndodhi ngjarja është një qytetar shqiptar, Florin Kola, që prej vitesh banon në Bruksel.

Pasi foli për median belge, ai rrëfen ekskluzivisht për AlpeNews.al situatën që ndodhi në lokalin e tij atë mbremje.

“Të gjithë forcat e policisë, erdhën këtu dhe qëndruan nga mbazditja deri në mëngjes. Unë i lashë lokalin në mënyrë që ata të zgjidhnin gjithë çështjen. Bashkëpunimi është gjëja më e mirë.
Kjo është zonë që ka shqiptarë, por fatmirësisht askush nuk u rrezikua.”

Gjyqi i Brukselit është vetëm njëri prej proceseve që do të mbahen në muajt në vazhdim që ka në qendër sulmet terroriste në gjithë rajonin.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktori turk nuk rresht së shprehuri dashurinë Almedës! Ja çfarë bëri këtë herë (FOTO)
Previous article EDICIONI I 60-të i SANREMOS/ Artisti shqiptar Ermal Meta me një PERFORMANCË mahnitëse në skenën italiane

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT