• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FORCA E LIGJIT/ Lokale, pallate dhe shtëpi: Sekuestrohen 1.4 mln euro pasuri grupit KRIMINAL në Lezhë
Home
Sociale

FORCA E LIGJIT/ Lokale, pallate dhe shtëpi: Sekuestrohen 1.4 mln euro pasuri grupit KRIMINAL në Lezhë

6 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal .

Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

– P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

– Valentin  Selaj.,  banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

– A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tatimet publikojnë barnat dhe pajisjet mjekësore që përjashtohen nga TVSH-ja
Previous article Alban Ramosaj nuk qenka vetëm këngëtar, sapo zbuloi talentin e ri bashkë me Oriola Marashin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT