• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sa orë duhet të flini sipas moshës që keni
Home
Shëndet

Sa orë duhet të flini sipas moshës që keni

6 February, 2018 g.autor Shëndet

Sa orë keni fjetur natën e fundit? Përgjigjia për këtë pyetje është më e rëndësishme sesa e mendoni.

Gjumi është jetësor për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Pra nëse nuk plotësoni orët e duhura për gjumë, atëherë kjo do të ndikojë në përqendrimin tuaj, kujtesën, vendimmarrjen, kreativitetin dhe gjendjen shpirtërore.

Efektet e privimit të gjumit në shëndetin tuaj

Ndikon në kujtesën, përqendrimin, gjendjen shpirtërore etj. Pagjumësia mund të çojë në halucinacione, depresion, sjellje impulsive dhe paranojë.

Pagjumësia ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve, sidomos ndaj sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Sistemi i frymëmarrjes

Mund të përkeqësojë sëmundjen kronike të mushkërive dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes.

Sistemi i tretjes

Ajo mund të nxisë rritjen e peshës dhe rritjen e nivelit të insulinës. Si rezultat, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe nxit ruajtjen e yndyrës.

Sistemi kardiovaskular

Ndikon në presionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe inflamacionin. Gjithashtu, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Udhëzime për orët e gjumit

Edhe pse ideja e përgjthshme është se sasia e duhur e gjumit është 8 orë në natë, ajo mund të ndryshojë në varësi të moshës tuaj. Një grup studiuesish të udhëhequr nga profesor Charles Czeisler kanë hulumtuar këtë problem të veçantë.

Ata donin të shihnin sa gjumë mjafton për grupmoshat e ndryshme dhe cilat janë efektet e privimit të gjumit në trupin dhe mendjen e dikujt.

Më vonë, Fondacioni Kombëtar i Gjumit mbështeti këto gjetje:

  • Grupmosha prej 0 deri në 3 muajsh, ose të sapolindurit – 14 deri në 17 orë
  • Foshnjat 4 deri në 11 muaj – 12 deri në 15 orë
  • 1 deri në 2 vjeç – 11 deri në 14 orë
  • 3 deri në 5 vjeç- 10 deri në 13 orë
  • 6 deri në 13 vjeç – 9 deri në 11 orë
  • 14 deri në 17 vjeç -8 deri në 10 orë
  • 18 deri në 25 vjeç – 7deri në 9 orë
  • 26 deri në 64 vjeç – 7-9 orë
  • Të rriturit mbi 65 vjeç ose të moshuarit – 7 deri në 8 orë

Këshillohet të mos përdorni pije energjitike ose kafeinë për të qëndruar zgjuar. Edhe pse ato rrisin përqendrimin dhe energjinë ato mund të ndikojnë në gjumin tuaj për një afat të gjatë.

/shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 mënyra sesi të hiqni qafe vetë, njëherë e mirë psoriazisin!
Previous article 5 shenjat që tregojnë se mëlçia juaj është sëmurë dhe po ju shkakton shtim në peshë

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT