• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Artur Zheji: Arrestimi i zyrtarëve të lartë të LSI-së, një gjëmë e madhe. Pse, vetëm këta qenkan të korruptuar?
Home
Aktualitet
Media

Artur Zheji: Arrestimi i zyrtarëve të lartë të LSI-së, një gjëmë e madhe. Pse, vetëm këta qenkan të korruptuar?

5 February, 2018 g.autor Aktualitet, Media

Artur Zheji ka reaguar pas arrestimeve të fundit dhe lajmeve se edhe ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto, mund të përfundojë në burg.

Sipas tij, Arta Marku po bën një gjëmë të madhe, duke arrestuar vetëm zyrtarë të LSI-së.

“Tanimë është e qartë, filloi lufta e arrestimeve.

Për habi prokuroria po e lufton krimin simbas ngjyrës politike, nga ku edhe kuptohet sinjali i alarmit, që u dha në protestën e 18 dhjetorit, kundër zgjedhjes së zhurmshme të Arta Markut, protestë e cila fillimisht m’u duk e sforcuar.

Kjo që po ndodh është një film i vjetër dhe bardhë e zi, që brezi im dhe i Edi Ramës, e ka përjetuar në 1973-81, ku në harkun e 8 viteve, diktatori bëri një shfarosje të brendshme, nga parandjenja e vdekjes së tij fizike.

Padyshim Shqipëria është një vend i korruptuar, thellë dhe mirë dhe në çdo qelizë. Dhe lufta kundër korrupsionit real është e mirëpritur, qoftë nga kryeprokurorja e re dhe nga kushdo tjetër.

Porse të radhisësh një serë arrestimesh njëngjyrëshe, duke peshkuar në radhët e funksionarëve të një partie të vetme, ose në radhët e funskionarëve të opozitës, ndihur nga pushteti i sotëm, është një akt korruptiv edhe më i thellë.

Dhëntë Zoti, që zonja Arta Marku, të mos jetë pjesë e një loje të tillë dhe dhëntë gjithashtu Zoti që kryeministri ynë, te jetë duarjashtë kësaj gjëme, që quhet persekutim politik.

Nuk ka mënyrë më të mirë se sa kjo, për të sabotuar reformën në drejtësi, nuk ka mënyrë më të mirë se sa “Rastësia e pazakontë”, që të “korruptuarit” të kenë vetëm një ngjyrë të caktuar politike, ndërsa të “ndershmit” të jenë edhe ata, vetëm ngjyrë rozë.

Kjo e hedh në erë Reformën në Drejtësi dhe nuk është trumbetimi i fillimit të saj, por fillimi i Fundit të kërkesës së vërtetë të shqiptarëve për një Drejtësi të Drejtë.

Është kjo rruga e duhur?

Sigurisht të gjithë duhet të presin provat, por askush nuk merr dot përgjigjen bindëse, nëse ky është byreku i Tepsisë së re, të pushteti të ri.

Ku është parë që “mëkatarët” përcaktohen nga tesera e partisë dhe të “ndershmit” përcaktohen përsëri nga tesera e partisë?

Ky është një film bardhë e zi, i kohërave të kaluara, që nuk ka Piktor që e ngjyros dot me ngjyra bindëse…”, shkruan Artur Zheji në portalin që drejton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I ISH DREJTORËVE/ Felaj: E kishim paralajmëruar në fushatë (DEBATI ME NOKËN)
Previous article ENERGJIA ELEKTRIKE/ Reagon Tritan Shehu: Gjirokastra po diskriminohet, banorët po e braktisin

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT