• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deklarata e fortë e Kurtit: Ivanoviç u vra pasi mund të ishte dëshmitar i krimeve të luftës nga Serbia
Home
Rajon

Deklarata e fortë e Kurtit: Ivanoviç u vra pasi mund të ishte dëshmitar i krimeve të luftës nga Serbia

5 February, 2018 luljetaautor Rajon

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për agjencinë e lajmeve nga Bosnja ‘Patria’, ka folur për ndikimin e Serbisë në Kosovë, duke deklaruar se politika e shtetit serb nuk po e lejon Kosovën në lëvizjen përpara qëllimeve të tyre për integrim.

Duke u pyetur për ndikimin e Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, si dhe për politikat që Lëvizja Vetëvendosje ka zbatuar gjatë këtyre viteve, Kurti u përgjigj:

“Vetëvendosje është partia e parë në Kosovë, ne kemi më se 200 mijë votues dhe 32 ulëse në Kuvend, mirëpo në pamundësi të sigurimit të shumicës prej 50 për qind, Qeveria eshtë krijuar nga një koalicion prej 16 partishë, duke përfshirë edhe partinë e Kryeministrit Haradinaj me 11 ulëse në Kuvend”.

Kurti në këtë intervistë shtoi se subjekti që udhëheq ai është për dialog, një dialog me serbët e Kosovës, dhe për problemet e brendshme të këtyre të fundit, duke përfshirë papunësinë dhe problemet e tjera të përditshme.

“Ne jemi pro dialogut, një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës, për problemet e që na preokupojnë çdo ditë, si papunësia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, lufta kundër korruopsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për problemet tjera të përditshme që shqetësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, të çdo nacionaliteti” tha Kurti.

Ai shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një dialog jo i drejtë dhe i pabarabartë, sepse sipas tij Serbia duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, si dhe të jap përgjegjësi për krimet e luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Dialogu me Serbinë, për sa kohë që kjo e fundit nuk njeh Pavarësinë e Kosovës, ka pretendime territoriale ndaj saj, nuk është penduar dhe ndjerë keqardhje për krimet e luftës, nuk mund të jetë i barabartë. Deri më tani nga Komuniteti Ndërkombëtar është investuar shumë në këtë dialog, por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ne po përjetojmë ende një ndikim shumë të madh në politikave të Beogradit në pjesët e banuara me Serb, e sidomos në veri të Kosovës, dhe ky ndikim, po e cënon dhe mohon integritetin territorial të Kosovës.

Shembull është Lista Serbe e cila është partia më e madhe Serbe, e komanduar nga Beogradi” shtoi Kurti.

Kurti, foli edhe për vrasjen e Ivanovicit, ku tha se dy gjëra qëndrojnë në këtë krim, çështja se kush e urdhëroi vrasjen e Ivanoviç, i cili punoi për negociata dhe paqe në Kosovë, si dhe ku janë marrëveshjet e arritura mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës pas vrasjes së Ivanoviçit sot?

“Ekzistojnë dy shpjegime: Njëri që Serbia dëshiron të tregojë se është prezente në Veri të Kosovës, dhe në këtë mënyrë ta bëjë të qartë se kjo pjesë nuk do të jetë kurrë Kosovë, si dhe se shteti mban Serbinë me organet e veta të sigurisë, duke marrë parasysh profesionalizimin e kryerjes së këtij krimi. Si dhe shpjegimi i dytë është se Ivanoviçi ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës, shumë shqiptarë e njohën atë gjatë gjykimit si anëtarë të formacioneve të ndryshme paraushtarake, fakti që ai në të ardhmen do të mund të ishte dëshmitar i mundshëm për ato krime, mund të jetë një shkak që ata e kanë eliminuar atë”, deklaroi Kurti.

Kurti tha që vrasja e Ivanoviçit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve sepse sipas tij të gjithë janë të bindur që shqiptarët nuk kanë të bëjnë aspak me këtë vrasje.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Dilaver Bengasi tek Ardi Veliu/ Të gjithë ata që kanë drejtuar Policinë e Shtetit nga 1990 e deri sot
Previous article U tha se po sillte projekt të ri, por ja pse u shfaq aq seksi Marina Vjollca (FOTO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT