Pas emërimit të Ardi Veliut ditën e sotme si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, AlpeNews.al ju sjell “në revistë” të gjithë drjetorët e përgjithshëm të policisë nga viti 1990 deri në ditën e sotme.
Më poshtë LISTA:
DILAVER BENGASI: Koha e qëndrimit në detyrë: 1 janar 1987-17 korrik 1990 (katër vjet e shtatë muaj). Mosha në detyrë: 43 vjeç.
Detyra të tjera: arsimtar, kryetar i Hetuesisë së rrethit Tiranë, kryetarit të Policisë Financiare në Tiranë, avokat. Detyra më e vështirë që ka përballuar: Hapja e Ambasadave në 2 korrik 1990 nga ku nisi për herë të parë “rrëzimi i Murit shqiptar të Berlinit” dhe çarja e pariparueshme e sistemit komunist. Eshtë autor i një libri që risjell në kujtime edhe këtë moment të rëndësishëm të grahmave të fundit të sistemit komunist shqiptar.
FADIL CANI: Koha e qëndrimit në detyrë: 17 korrik 1990-1 maj 1992 (një vit e nëntë muaj). Mosha në detyrë: 39 vjeç.
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, Drejtor i Policisë Tatimore në Tiranë. Detyra më e vështirë që ka përballuar: Rrëzimi i bustit të Enver Hopxhës në sheshin Skënderbej në Tiranë. Menaxhimi i zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe 22 marsit 1992.
ASTRIT MEHAJ: Koha e qëndrimit në detyrë: 1 maj 1992-22 qershor 1993 (gati një vit e dy muaj).
Mosha në detyrë: 37 vjeç.
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik.
Ka qenë i pari drejtor i përgjithshëm i Policisë së shtetit i emëruar me pëlqimin e PD, partisë së parë antikomuniste.
SABRI JACAJ: Koha e qëndrimit në detyrë: 22 qershor 1993-15 qershor 1995 (dy vjet e shtatë ditë).
Mosha në detyrë: 31 vjeç.
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, ndihmës i sekretarit të shtetit për rendin publik. Ka menaxhuar situatën e momentit të arrestimit të ish Kryetarit të PS, më 30 korrik 1993 dhe referendumin për ndryshimin e Kushtetutës në nëntor 1994.
AGIM SHEHU:
Koha e qëndrimit në detyrë: 15 qershor 1995-30 qershor 1997 (dy vjet e 15 ditë).
Mosha në detyrë: 44 vjeç.
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik. K
Konsiderohet si një ndër drejtorat më të “fortë” të periudhës post komuniste, shumë i afërt dhe besnik i Presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Menaxhoi momentin më të dhunshëm publik kundër opozitës shqiptare në sheshin Skënderbej më 28 maj 1996, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 26 majit, që konsiderohen si dita më e errët për standadin e zgjedhjeve pluraliste deri tani. Nga ana tjetër ka qenë në krye të policisë kur ra shteti dhe institucionet e tij, në trazirat e shkurt- marsit 1997, pas humbjes së kursimeve të mbi 90% të shqiptarëve në firmat mashtruese piramidale. Pas hapjes së depove të armëve të ushtrisë shqiptare dhe rënies së tyre në duart e popullsisë civile, u vranë rreth 3 000 shqiptarë. Pas rikthimit të Berishës më 2005- 2013 në pushtet u promovua në detyra të rëndësishme siç ishte ajo e drejtorit të kontrollit tatimor të Shqipërisë.
SOKOL BARAJ:
Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë).
Mosha në detyrë: 34 vjeç.
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare; këshilltar pranë delegacionit kosovar në takimin e Rambujes, në Francë; këshilltar i ministrit të Brendshëm; drejtor i Përgjithshëm në SHIK.
BESNIK BREGU: Koha e qëndrimit në detyrë: 16 maj 1998-4 shtator 1998 (tre muaj e 18 ditë).
Mosha në detyrë: 43 vjeç
Detyra të tjera: oficer në grupin e shoqërimit të Presidentit; këshilltar për Policinë i ministrit të Brendshëm.
HASAN AHMETAJ: Koha e qëndrimit në detyrë: 4 shtator 1998-9 nëntor 1998 (dy muaj e pesë ditë).
Mosha në detyrë: 41 vjeç.
Detyra të tjera: oficer në grupin e shoqërimit të kryeministrit; drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve.
VETON GJOLIKU: Koha e qëndrimit në detyrë: 9 nëntor 1998-20 janar 1999 (dy muaj e 11 ditë).
Mosha në detyrë: 34 vjeç.
Detyra të tjera: pedagog në një universitet privat.
VELI MYFTARI:
Koha e qëndrimit në detyrë: 20 janar 1999-22 nëntor 2000 (një vit e dhjetë muaj e gjysmë).
Mosha në detyrë: 47 vjeç.
Detyra të tjera: aktivitet privat (SHRSF) deri kur u rikthye në Polici.
BILBIL MEMA:
Koha e qëndrimit në detyrë: 23 nëntor 2000-19 gusht 2002 (një vit e nëntë muaj e 19 ditë).
Mosha në detyrë: 41 vjeç.
Detyra të tjera: aktivitet privat në fushën e sigurisë; drejtor i bordit të një shoqate të sigurisë publike; mban titullin.
BAJRAM YMER IBRAJ:Koha e qëndrimit në detyrë: 12 shtator 2002-30 mars 2007 (katër vjet e gjysmë e 19 ditë).
Mosha në detyrë: 38 vjeç.
Detyra të tjera: shef i Sektorit të Masave të Sigurimit në Bankën e Kursimeve në Shkodër; “i plotfuqishëm i ministrit të Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë së Prefekturës së Kukësit” në
periudhën e emergjencës kosovare (1999); “këshilltar i Sigurisë Kombëtare”, i kryeministrit; drejtorit të DSIK; “drejtor” iDepartamentit të Sigurisë, në Bankën Amerikane të Shqipërisë.
AHMET PRENÇI:
Koha e qëndrimit në detyrë: 30 mars 2007-28 tetor 2009 (dy vjet, 6 muaj e 28 ditë).
Konsiderohet si një ndër drejtorët më të suksesshëm të policisë së shtetit, profesionist dhe futi një frymë civile dhe juridike në punën e strukturave të saj.
Mosha në detyrë: 39 vjeç.
Detyra të tjera: inspektor në ILKDP.
HYSNI BURGAJ:
Koha e qëndrimit në detyrë: 2007-2009. Mosha në detyrë: 49 vjeç
Detyra të tjera: nuk ka kryer.
Artan Didi:
Koha e qendrimit në detyrë: Tetor i vitit 2013- 31 Mars 2015.
Mosha në detyrë: 50 vjeç.
Haki Çako:
Koha e qëndrimit në detyrë: 15 shkurt 2015- 8 janar 2018.
Mosha në detyrë:63-vjeçari Haki Çako, ka lindur në Berat dhe ka një karrierë prej 23 vitesh në Policinë e Shtetit.
Çako ka nisur karrierën e tij në Janar të vitit 1998, si shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Kuçovë, e në muajin shtator të të njëjtit vit si shef i Policisë Kriminale të Komisariatit numër 1, në Tiranë. Më pas, është emëruar si inspektor kundër Akteve Terroriste. Sakaq, në vitin 2003, ka mbajtur detyrën e specialistit në Zyrën e Luftës kundër Drogave të Forta, dhe më pas shef i Komisariatit të Policisë Vlorë. Në vitin 2006 është emëruar specialist i Antiterrorit në Elbasan, për tu larguar më pas me dëshirën e tij. Çako është rikthyer në vitin 2010 në Policinë e Shtetit dhe në 2013 është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, detyrë që e ka mbajtur deri në 31 mars të 2014. Për rreth 15 vite mësohet se Çako ka shërbyer në Policinë Kriminale dhe Hetimin e Krimeve. Ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh policore.
Sot u largua nga detyra, dhe vendin e tij përkohësisht e zuri Reban Jaupi. Megjithatë mesohet se dy kandidaturat janë Ardi Veliu dhe Eduard Merkaj.
E pas Haki Çakos vjen Ardi Veliu nga sot dat 05.02.2018.
Ardi Veliu ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Ai është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.Veliu ka mbaruar studimet në akademinë e Policisë në Tiranë në vitin 1994 dhe i ka vazhduar më tutje në akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë deri në vitin 1998.
Po ashtu Veliu ka dy diploma. Ai është diplomuar në Fakultetin e Menaxhimit të Biznesit, në Universitetin “Ismail Qemali”, në Vlorë, si edhe në Fakultetin Juridik.
Ai e ka nisur karrierën e tij në Polici në vitin 1998 kur ka filluar punë si Komandant i “Postës së Policisë”, në Memaliaj.
Më vonë, në vitin 1993 ai është emëruar Shef i Policisë së Rendit, në Vlorë.
Veliu ka mbajtur edhe poste të tjera në polici, duke përmendur atë të
Shefit të komisariatit të Policisë në Durrës, Zëvendësdrejtor për Sigurinë në Tiranë, Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit dhe Drejtor i Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë. Kujtojmë se përveç Ardi Veliut, emrat e tjerë pretendentë për të zëvendësuar Haki Çakon janë: Artan Shkëmbi, Kasteriot Skënderi, Ilirjan Balla, Bledar Çeliku dhe Gentian Shehaj.
Përgatiti: AlpeNews.al











