Zbardhen sendet e sekuestruara që përdori ekzekutori grek, Eftimiu për vrasjen e Devi Kasmit.
Zbardhet procesverbali i sendeve të sekuaestruara nga policia të ekzekutorit grek Eftimiu në momentin që u arrestua nga policia.
Sipas procesverbalit të Prokurorisë, shtetasit grek i janë gjetur 16 kartmonedha me prerje 2000 lekshe, 3 kartmonedha të prerjes 1000 mijë lekshe, 3 kartmonedha të prerjes 500 lekshe, si dhe 20 kartmonedha të prerjes 100 euro.
Gjithashtu shtetasit grek i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasaportë greke, një mbajtëse fotoje me kapak, një patentë në gjuhën greke, një kartë debiti, një dokument në gjuhën greke si dhe një telefon. Mësohet se telefoni nuk hapet, pasi është me kod.
AlpeNews.al



