• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENA/ “Darka e Fundit” e drejtuesve të shtetit dhe qeverisë së Kosovës, në shtëpinë e Behxhet Pacollit
Home
Shqipëri

PRAPASKENA/ “Darka e Fundit” e drejtuesve të shtetit dhe qeverisë së Kosovës, në shtëpinë e Behxhet Pacollit

5 February, 2018 Redaktor1 Politikë, Rajon, Shqipëri

Zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë zhvilluar mbrëmë një takim të përbashkët, por jo në vendin e tyre të punës. Pjesëmarrës, në një darkë joformale, ishin Presidenti dhe kryeparlamentari i vendit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë kosovare darkuan bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli.

Ky takim i udhëheqësve të vendit, në periferi të Prishtinës, në Hajvali, ndodhi një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kabineti i kryeministrit ka bërë të ditur për Express se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, është i natyrës joformale.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi, ku shihen qeveritarët, bashkë me Presidentin dhe kryeparlamentarin, duke darkuar bashkë.

Nga fotografia shihet se jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë po marrin pjesë në këtë takim.

Ashtu siç ka raportuar Express, në darkën në Hajvali nuk është i pranishëm zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, nga Nisma.

Në takimin joformal nuk po marrin pjesë as ministrat e partisë së Limajt në Qeverinë e Kosovës. Arsyeja e mungesës së Limajt dhe ministrave të Nismës në këtë mbledhje nuk është bërë e ditur.

Express mbrëmë ka mësuar se Presidenti Thaçi ka dalë me propozim që Qeveria e Kosovës dhe institucionet përcjellëse të barten në Hajvali. Merret vesh që janë përmendur edhe ndërtuesit potencialë. Express ka marrë vesh që këtë propozim Presidenti do ta bëjë edhe në një mbledhje të ardhshme të Qeverisë.

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës kanë zhvilluar një takim të përbashkët, në natën e së dielës.

Takimi, i natyrës joformale, u zhvillua një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo bëri që të spekulohet në media se arsyeja e mbledhjes së udhëheqësve të vendit ishte pikërisht çështja e demarkacionit, që po e mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, qëllimi i takimit të krerëve të vendit në Hajvali ishte krejtësisht tjetër, ka mësuar Gazeta Express, nga burimet e saj të mirinformuara.

Gjatë darkës së udhëheqësve janë përmendur edhe ndërtuesit e mundshëm të objekteve të reja shtetërore.

Mirëpo, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ishte e vetmja grua e cila mori pjesë në darkën e Qeverisë në Hajvali.

Në darkën e cila u quajt joformale nga ana e kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka munguar ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha. Kështu në mesin e 22 pjesëmarrësve sa ishin prezent në këtë darkë, gratë u përfaqësuan vetëm nga Albena Reshitaj.

S’kishte si të ishte ndryshe kur edhe vetë kryeministri Haradinaj më parë kishte pranuar se në Qeverinë që ai udhëheq ka numër të vogël të grave.

Gazetaexpress

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI MAFIOZ/ Zbardhet procesverbali i sendeve të ekzekutorit grek të sekuestruara nga policia
Previous article Të fitosh vetëm duke ecur! Ja aplikacioni më i ri që do t'ju vijë në ndihmë...

Redaktor1

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT