Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Ulsi Manja, në një intervistë për ERTV është pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për peshqit e mëdhenj.
Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadorit Manja deklaroi se një gjë e tillë nuk bëhet me fushata.
“Shumica ka krijuar infrastrukturën për të luftuar krimin. Prokuroria dhe policia, e agjenci të tjera janë përgjegjëse. Ne e kemi dhënë vullnetin tonë. Rezultate do të ketë patjetër. Por nuk kapen ‘peshqit’ e mëdhenj dhe të vegjël me fushata, por do të ketë edhe rezultate konkrete.
Nuk besoj që do të vonojnë rezultatet. Institucionet e KLGJ dhe KLP të ngrihen sa më shpejt që të ngrihet SPAK” deklaroi ai në ERTV.


