• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Këtë vit nisin punimet për ‘Parkun e Besimit’, projekti i ri për Piramidën, Lanën dhe Bulevardin
Home
Sociale

Këtë vit nisin punimet për ‘Parkun e Besimit’, projekti i ri për Piramidën, Lanën dhe Bulevardin

3 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pas fazës së tretë të projektit të qendrës të kryeqytetit, punimet e reja do të shtrihen nga Sheshi Skënderbej te sheshin ‘Nënë Tereza’, ku themelore është ridizenjimi i Piramidës dhe sheshit rreth saj, për të zbatuar projektin e ‘Parkut të Besimit’. Projekti fitues i shpallur tre vite më parë nga UNLAB është në fazën e parë të punimeve.

Punimet kanë nisur pranë sheshit ‘Skënderbej’ në drejtim të Kryeministrisë ndërmjet Ministrisë së Energjetikës dhe asaj të Infrastrukturës. Burimet nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se zbatimi i fazave do të zgjasë disa vjet dhe synon të jetë faza e fundit e ndërhyrjes në Bulevardin Qendror.

Kjo është ndërhyrja themelore në aksin kryesor të kryeqytetit dhe synon të demontojë arkitekturën ideologjike të komunizmit për të jetësuar një dimension tjetër që kërkon të reflektojë me bashkëjetesën fetare të shqiptarëve. Duke qenë se në anë të bulevardit janë vendosur objektet më të mëdha të kultit, si kisha dhe xhamia, ‘Parku i Besimit’ që shtrihet nga sheshi qendror deri tek ‘Nënë Tereza’ do të jetë një zonë pa qendra tregtare dhe me pak trafik, ku hapësirat do të jenë në dispozicion të njerëzve. Madje edhe pemët e reja që do të mbillen do të marrin frymëzimin nga librat e shenjtë.

Sipas projektit, Parku duhet të marrë formën e një hapësire kolektive, ku kombinimi i punës dhe konsumimi i kohës se lirë në të njëjtin vend. Piramida do të mbledhë njerëzit së bashku dhe kështu bën të vërtetë (dhe të prekshëm) bashkimin e tyre. Studio fituese ka argumentuar se, situata e tanishme kërkon një riintegrim të hapësirës qendrore të Tiranës, zemrës së qytetit. Shkalla gjigante e bulevardit, ndërtesat administrative dhe jo aq publike, madje edhe pemët e pishës tejkalojnë hapësirën njerëzore dhe e bëjnë çdo vizitor të ndihet më i vogël, kanë argumentuar arkitektet e UNALB.

Piramida, do shndërrohet në ambasadë të Europës

Piramida e propozuar është projektuar për t’u bërë Ambasada e Europës. Ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha do të shndërrohet në një qendër kulturore. Ajo do të jetë pika e parë e kontaktit për gjithçka që lidhet me artet dhe kulturat e Europës dhe punon ngushtë me të gjitha organizatat kryesore kulturore politike evropiane. Zyra e saj kryesore do të jetë Tiranë, si territori shtesë për artin dhe sektorin kulturor, si dhe tendencat kulturore ndërkombëtare.

Ambasada e Europës Kulturore do të jetësohet nga Sektori i Arteve dhe Kulturës i Bashkimit Europian. Ajo koordinon rrjetin kulturor jashtë 27 vendeve të BE-së. Misionet e tjera në rrjet mund të krijohen në vendet jo-anëtare të BE-së. Seksioni i Shtypit dhe Çështjeve Kulturore i Ambasadës së Europës në Tiranë do të lehtësojë partneritetet kulturore dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e inovacionit dhe krijimtarisë, duke përfshirë programet arsimore. Në përgjithësi, zyra do të jetë përgjegjëse për zbatimin e politikës kulturore ndërkombëtare të BE në AL dhe është e orientuar drejt nxitjes së arteve dhe kulturës me cilësi të lartë të kërkuar jashtë vendit.

Lana, projekt me vetëpastrim dhe bimësi tjetër

Lana është riprojektuar për t’u bërë një sistem vetë-pastrimi, së bashku me shtratin e tij dhe pemët. Bankinat aktuale me beton kontribuojnë në më shumë ndotje, prandaj natyralizimi i shtratit të lumit është vendimtar për pastrimin e ujit. Bimësia rreth saj do të jetë e frymëzuar nga librat e shenjtë. Fetë u referohen bimëve të ndryshme për ndikimet në jetën njerëzore. Përvoja e njerëzve që enden nëpër park ndikohet shumë nga pemët dhe lule që hasen.

Rruga, përparësi këmbësoret

Pjesa e bulevardit do të jetë më e zgjeruar me ujëra të aksesueshme që do të lejojë njerëzit që të “prekin” ujin. Do të ndërtohet një rrugë që bashkon ‘Parkun e Besimit’ me Parkun e Liqenit, duke pasur një stacion në kapelën e Parkut të Liqenit, duke përfunduar me një skelë të vogël në liqen. Pemët dhe bimët përgjatë rrugës do të frymëzohen nga librat e shenjtë. Bulevardi i de-monumentalizuar parashikon një qendër pa makina që i jep përparësi të plotë lëvizjes për këmbësorët, çiklistët dhe mjetet e transportit publik. Si një proces i vështirë fillimisht në një mënyrë jetese të re, ky ndryshim do të vazhdojë hap pas hapi.(Monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lajm i keq për gjithë njerëzimin/ Shkencëtarët: Fundi i botës është afër
Previous article “Peshqit e mëdhenj”/ Ulsi Manja i përgjigjet ambasadorit: Ne e kemi dhënë vullnetit tonë, por…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT