• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA ‘MARKU-XHAFAJ’/ Reagon Ministria e Brendshme: Pakti për arsye bashkëpunimi kundër krimit
Home
Shqipëri

MARRËVESHJA ‘MARKU-XHAFAJ’/ Reagon Ministria e Brendshme: Pakti për arsye bashkëpunimi kundër krimit

2 February, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar lidhur me komentet nga radhët e Opozitës për marrëveshjen ‘Marku-Xhafaj’.

  • Në një komunikim zyrtar për mediat theksohet se:

“Ministria e Brendshme shpreh keqardhje për deklaratat e sotme të opozitës ndaj shqetësimit të pakuptimtë, për marrëveshjen e firmosur mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Kjo nuk është marrëveshja e parë dhe as e vetmja në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve në luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar në veçanti.

Në kushtet kur krimi organizohet, sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, autoritetet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese nuk mund të kenë luksin apo t’i lejojnë vetes, që pavarësisht vullnetit të tyre të mirë, të luftojnë secili në parcelën e vet.

Marrëveshja, teksti i së cilës është bërë publik edhe për opinionin e gjerë, garanton, njeh dhe respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve. Ajo vë pikërisht të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të Prokurorisë, për hetime të plota dhe të specializuara.

Përfaqësuesit e opozitës që dolën sot në konferencë për media, minimalisht shtrembëruan dhe keqpërdorën detajet e marrëveshjes, duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Përkundrazi, kjo marrëveshje është lidhur në bazë dhe në zbatim të kornizës ligjore në fuqi, për luftën kundër krimit të organizuar.

Marrëveshja detajon aspekte organizative të nevojshme për të garantuar hetime efikase, çuarjen para drejtësisë të eksponentëve të grupeve kriminale si dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitete të paligjshme.

Sot, ajo çka prisnim nga opozita ishte një mbështetje për vullnetin dhe hapat e hedhura nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera në luftë me paligjshmërinë. Mund të heshtnin, nëse këtë nuk e bëjnë dot.

Opozita është e ftuar të bashkëpunojë dhe monitorojë, brenda kufijve ligjorë, gjithë punën e Task Forcës Speciale ‘Forca e Ligjit’.”

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qytetari vendos në vështirësi ‘live’ Voltana Ademin, kryebashkiakia tregon sa ka rrogën
Previous article A ju kujtohet "Seriali i Kozetës"? Ja ku ndodhet ai sot... (VIDEO+FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT