• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit, si tentoi të vriste 3 vite më parë mikun e Shullazit dhe policin
Home
Aktualitet
Kronikë

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit, si tentoi të vriste 3 vite më parë mikun e Shullazit dhe policin

2 February, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Altin (Aurel) Hoxhallari është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës i akuzuar si organizator i grupit kriminal që ekzekutoi Devi Kasmin. 42-vjeçari Hoxhallari nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës.

Ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale sipas rekordeve të policisë së Shtetit. Më 10 janar të vitit 2015, Hoxhallari u arrestua për vrasjen e mbetur në tentativë të mikut të Shullazit një polici.

Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, u arrestuan si të dyshuar për ngjarjen e datës 05.01.2015 ku është tentuar të vritet shtetasi Pajtim Serjani si dhe është plagosur punonjësi i policisë, shtetasi Roland Meta.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, rreth orës 19:40 në rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”. Edhe në atë kohë policia deklaronte se Aurel Hoxhallari ishte me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo, alias Artur Baze, kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendndodhjen e shtetasit Pajtim Serjani, objekt goditjeje nga autorët për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015.
Motivi i kësaj ngjarje kriminale, dyshohet se mund të jenë konflikte ndërmjet tyre në kohë të ndryshme”, deklaronte policia. Ndalimi i shtetasve Hoxhallari, është kryer për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë”.

Për sa i përket rolit të Aurel Hoxhallarit në vrasjen e Devi Kasmit, policia tha se
ai është shpallur në kërkim si organizator i kësaj bande kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Engima’ mbrëmjen e djeshme policia arrestoi 4 persona, ndërkohë që shpalli në kërkim një tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për herë të parë FOTOT dhe portretet e 6 organizatorëve të vrasjes mafioze të Devi Kasmit në Tiranë
Previous article Sherri mes Erjon Braçes dhe Ylli Rakipit ngjan fiks si zënkë 12-vjeçarësh (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT