Vrasja makabre e DEVI (DEFRIM) KASMIT ditën e hënë që tronditi Tiranën bëri bujë gjatë gjithë javës në të gjithë vendin.
Dëfrim Kasmi njihej si një nga të dyshuarit e vrasje së Franc Konomit e më pas i njohur nga polica si trafikant lendësh narkotike me pseudonimin Dëfrim “qorri”. Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”. Asnjë foto e tij nuk ka qenë publike dhe për këtë arsye ai njihej me nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.
42-vjeçari ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Prandaj pista e parë që policia filloi hetimet ishte ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.
Në fillim dyshimet e policisë për ngjarjen e rëndë ranë mbi Domart Konjarin një emër i njohur i cili kishte njohje dhe konflikte të vjetra me viktimën, gjithashtu trafikan lëndësh narkotike.
Më pas policia policia ra në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe e arrestoi Mario Meshinin si bashkëpunes në vrasje pasi Meshini ishte ai që e nxorri Kasmin nga banesa në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua me 5 plumba dhe mbeti i vdekur në vend.
Në vijim policia ka arrestuar ditën e sotme 4 persona dhe ka vendosur në kërkim një tjetër si organizator dhe pjesmarrës në vrasjen e Devi( Defrim Kasmit) mes tyre edhe ekzekutorin (VRASES ME PAGESE).
Bëhet fjalë për Eftimiu Eftimius ish-punonjës Policie i Forcave greke i arrestuar ditën e sotme si ekzekutori me pagese i Devi Kasmit por nuk dihet akoma me urdhër të kujt veproi dhe pse dyshimet bien mbi Domart Konjarin.
Pas tij qëndrojnë kushërinjtë Hoxhallari Aurel dhe Amarildo (as këta nuk janë të panjohur për policinë pasi janë arrestuar dhe akuzuar edhe më parë por për munges provash jan lënë të lirë). Kushërinjtë Hoxhallari posedonin shtëpinë në periferi të Tiranës (Mëzez) në të cilën u gjetën një arsenal armësh e sendesh të tjera që ndihmuan në ekzekutiminpinë e 42-vjeçarit Devi Kasmi.
Nuk dihet se çfarë roli tjetër kanë në këtë histori Hoxhallarë përveçse kanë vendosur ne dispozicion banesën për të strehuar armët me të cilat dyshohet se është kryer krimi.
Një tjetër i arrestuar bashkë me grupin e sotëm është edhe Elton Halipaj i cili gjithashtu ka ndihmuar në ekzekutim.
Nga të gjithë të akuzuarit policia ka bërë të mundur arrestimin e Eftimius Eftimius, Mario Meshini, Amarildo Hoxhallari dhe Elton Halipaj, ndërkoh në kërkim janë Domart Konjari i dyshuari kryesor që dyshohet se ka urdhëruar të gjithë këtë dhe Aurel Hoxhallari një nga poseduesit e shtëpisë.
Arrestimi i ekzekutorit te Devi Kasmit eshte bere ne nje kohe rekord, si rrallehere nga policia, per vrasje kaq te bujshme.
Përgatiti:AlpeNews.al









