Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos tha nga Samiti i Investimeve për Ballkanin perëndimor se BE do zgjerohet deri në vitin 2030.
Ajo shtoi se viti 2027 mund të jetë i Shqipërisë dhe kërkoi të mos ndaleshin reformat.
“Reformat e zgjerimit fuqizojnë rritjen ekonomikë. Ballkani Perëndimor është qëndron për atë ardhmen ekonomike dhe investuesit në rajon. Ky moment është një moment i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja. Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në BE, BE po përgatitet që të presë anëtarë të rinj. Dhe dy shtetet që kanë ecur përpara janë dy vende po nga ky rajon. Mali i Zi është shumë afër dhe që vitin e ardhëm, në verë mund të shkruajë marrëveshjen e anëtarësimit. Shqipëria po ashtu po ecën në të njëjtën rrugë, viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë nëse ecën me të njëjtin ritëm. Edhe Maqedonia e Veriut po ecën me ritme të shpejta. Këto janë reforma që po ecin me begatinë. Po, BE do zgjerohet deri më 2030…”, tha ajo mes të tjerash


