• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA PROVA SE KA KRYER…”/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij
Home
Nderkombetare

“NUK KA PROVA SE KA KRYER…”/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

23 November, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar brenda pak minutash pas vendimit të bordit të Nvidia-s për të rikthyer Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv, duke shprehur publikisht mbështetjen ndaj tij.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për lidershipin e Huang për të garantuar suksesin dhe prosperitetin e kompanisë Nvidia, por edhe të ekonomisë amerikane.

“SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e Jensen për të siguruar suksesin dhe prosperitetin e Nvidia-s dhe të ekonomisë sonë”, shkroi Trump.

Në të njëjtin reagim, presidenti amerikan pretendoi se Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara kishte konfirmuar se qeveria amerikane nuk dispononte prova që Jensen Huang të ishte përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme.

Rikthimi i Huang në krye të gjigantit të teknologjisë konsiderohet një zhvillim në favor të Trump, i cili gjatë ditëve të fundit është përballur me pyetje mbi atë se kur ishte informuar dhe çfarë dinte për shqetësimet e mundshme të inteligjencës amerikane lidhur me marrëdhënien jashtëmartesore të drejtuesit të Nvidia-s.

Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe për shkak të dyshimeve për lidhjet e Alice Huang, gruas në qendër të skandalit, me agjencinë kineze të spiunazhit dhe hetimeve mbi kontrabandën e mundshme të çipave të avancuar Nvidia drejt Kinës.

Ndërkohë, rikthimi i Jensen Huang pritet të sjellë edhe përballje politike në Kongresin amerikan. Demokratët, veçanërisht ata që pritet të marrin drejtimin e komisioneve në Capitol Hill, mund të kërkojnë sqarime mbi procesin e rikthimit të tij, si dhe garanci se po zbatohen me rigorozitet kontrollet amerikane për eksportin e teknologjisë së avancuar.

Në qendër të vëmendjes mbetet edhe çështja nëse çipat e Nvidia-s janë transferuar në Kinë përmes kompanive ndërmjetëse në Azinë Juglindore, duke anashkaluar kufizimet e vendosura nga Uashingtoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës! Naim Murseli e Granit Plava në burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla 30 vite në qeli
Previous article NIS SISTEMI I PAGESAVE TË MENJËHERSHME/ Transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

MBYLLI KUFINË ME RUSINË PËR 6 MUAJ/ Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt Botë

MBYLLI KUFINË ME RUSINË PËR 6 MUAJ/ Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT