• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOS ME PLUMB GOME NË SY/ Thirret në prokurori Erion Vishkulli, hetohen 20 kallëzime
Home
Aktualitet
Kronikë

U PLAGOS ME PLUMB GOME NË SY/ Thirret në prokurori Erion Vishkulli, hetohen 20 kallëzime

20 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka nisur thirrjen e qytetarëve që mbetën të plagosur gjatë protestave, për të marrë dëshmitë e tyre mbi rrethanat e lëndimit dhe përdorimin e plumbave të gomës nga policia.

Në listën e personave që do të pyeten janë katër qytetarë, tre prej të cilëve kanë pësuar dëmtime në bark, ndërsa njëri në sy. I pari që do të paraqitet para organit të akuzës është Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy dhe, pas trajtimit e ndërhyrjeve mjekësore në Itali, është rikthyer në Shqipëri. Ai është ftuar të dëshmojë më 25 nëntor, në orën 11:00.

Ndërkohë, në pritje të letërporosisë nga autoritetet italiane, e cila pritet të sqarojë nëse 28-vjeçari është plagosur nga plumbat e gomës, prokuroria po vijon hetimet përmes veprimeve të tjera. Mes tyre është kërkesa për identifikimin e efektivëve që kishin autorizim për përdorimin e armëve me plumba gome, pozicionet ku ata ishin vendosur dhe planin e masave të ndërmarra gjatë protestave.

Sa i përket procedimeve për protestuesit, numri i personave të arrestuar ka kaluar 300, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve gjykata ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur. Prokuroria ka bashkuar gjithashtu 20 kallëzime të qytetarëve, të cilët pretendojnë se janë dhunuar dhe janë përballur me veprime arbitrare.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Ervin Demo ka deklaruar më herët se gjatë protestave të dhunshme janë plagosur 200 punonjës policie dhe 107 protestues. Ai ka akuzuar organizatorët për përdorimin e të miturve në përplasjet me policinë dhe institucionet, duke bërë të ditur se 269 të shoqëruar ishin nën moshën 18 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET BURSA/ Rënie me 10% e aksioneve të Anthropic! Zhduken fitimet pas debutimit historik në Nasdaq
Previous article ÇFARË NDODHI? Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

PAS TRE MUAJSH NËN MBIKËQYRJE NË BURGUN E DRENOVËS/ Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis Aktualitet

PAS TRE MUAJSH NËN MBIKËQYRJE NË BURGUN E DRENOVËS/ Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis

VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin Aktualitet

VENDIMET E QEVERISË/ Doganat drejt një sistemi të vetëm elektronik, bizneset do të kryejnë online procedurat për importin dhe eksportin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT