• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E FORTË/ Blendi fevziu: Teatrin e Kukullave duan ta bëjnë qendër hebraike, PSE nuk jam dakord
Home
Aktualitet
Kronikë

DEKLARATA E FORTË/ Blendi fevziu: Teatrin e Kukullave duan ta bëjnë qendër hebraike, PSE nuk jam dakord

16 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Blendi Fevziu ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mundësisë që godina e Teatrit të Kukullave në Tiranë të kthehet në një qendër hebraike. I ftuar në podcastin “Pjaca në Media Radar” dhe Pjaca Media, në një bisedë me Alfred Pezën, Fevziu argumentoi se ndërtesa ka një rëndësi të veçantë në historinë politike dhe institucionale të Shqipërisë dhe se destinacioni i saj duhet të lidhet me këtë trashëgimi..

BLENDI FEVZIU: Unë kam insistuar vazhdimisht dhe kam ngritur shqetësimin nëse ndodh që Teatri i Kukullave të kthehet në një qendër hebraike, siç pretendohet. E di që kjo është bërë publike dhe shpresoj që të mos ndodhë.

Nuk ka lidhje me historinë hebraike. Aty austriakët nisën të ndërtonin një shtëpi oficerësh, por përfunduan vetëm themelet. Në vitin 1920, kur qeveria e Kongresit të Lushnjës erdhi në Tiranë, pati shumë debate. Në vitin 1923, kur u kuptua se Tirana do të mbetej kryeqytet, parlamenti, me një votim unanim, vendosi që buxhetin e parë, në një kohë kur nuk kishte para, ta investonte për ndërtimin e parlamentit të parë të Shqipërisë.

Ishte godina e parë e ndërtuar me fonde publike të shtetit shqiptar. Parlamenti u hap në vitin 1925, por gjesti ishte i rrallë. Ajo duhet të jetë Muzeu i Parlamentarizmit, sepse ne kemi një histori parlamentare. Në atë parlament është shpallur Mbretëria Shqiptare, si dhe bashkimi me Italinë, kur kurora iu dorëzua Viktor Emanuelit.

Pse kjo godinë duhet të jetë qendër hebraike?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA PËR LEXUESIT/ Blendi Fevziu: 14 libra në një kolanë, librat që pritet të botojë së shpejti
Previous article BONUSI I BEBES NË SHQIPËRI: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete Aktualitet

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete

NGA DIVJKA, NË KRUJË E KURBIN/ Gjenden 3 makinat e vjedhura që do përdoreshin për krime Aktualitet

NGA DIVJKA, NË KRUJË E KURBIN/ Gjenden 3 makinat e vjedhura që do përdoreshin për krime

E PAZAKONTË/ Gëlltiti drogën gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, shqiptari në gjendje të rëndë Aktualitet

E PAZAKONTË/ Gëlltiti drogën gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, shqiptari në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT