• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK KA “DRITË JESHILE”/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK KA “DRITË JESHILE”/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

30 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shpresa për hapjen e regjistrimeve të Lotarisë Amerikane për vitin 2027 është shtyrë sërish, pasi Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në SHBA ka pezulluar përkohësisht zbatimin e një vendimi që detyronte administratën amerikane të rihapte aplikimet.

Vendimi, i marrë më 29 tetor, i jep mundësi administratës Trump të mbajë të mbyllur programin e vizave të diversitetit, ndërsa vijon shqyrtimi i ankimit të saj.

Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim përfundimtar mbi çështjen dhe as nuk ka miratuar qëndrimin e Departamentit të Shtetit për mosnisjen e regjistrimeve. Ajo vlerësoi se studioja ligjore e imigracionit Red Eagle Law, e cila kishte ngritur padinë, nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve.

Çështja nisi pasi Red Eagle Law kërkoi ndërhyrjen e gjykatës për të detyruar Departamentin e Shtetit të hapte regjistrimet për programin DV-2027.

Më 14 tetor, gjyqtarja federale Jinsook Ohta kishte vendosur në favor të studios ligjore, duke urdhëruar autoritetet të shpallnin periudhën e aplikimeve deri më 29 tetor dhe ta hapnin procesin më 1 nëntor.

Lotaria Amerikane, e njohur si Programi i Vizave të Diversitetit, parashikon dhënien e deri në 55 mijë vizave çdo vit për shtetasit e vendeve me nivele të ulëta emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Për momentin, aplikimet për DV-2027 mbeten të mbyllura dhe nuk ka një datë të re për hapjen e tyre. Çështja pritet të vijojë në Gjykatën e Apelit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë
Previous article HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

EMRI DHE FOTO/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë Aktualitet

EMRI DHE FOTO/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT