Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion kontrolli në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku janë sekuestruar disa telefona celularë.
Kontrollet janë kryer nga agjentët e BKH-së, ndërsa mes personave që mbahen aktualisht në këtë institucion është edhe Ergys Agasi.
Gjatë kontrollit janë zbuluar disa aparate celularë, por deri në këtë fazë nuk është bërë e ditur se kujt prej personave të izoluar i përkisnin ato.
Po ashtu, mbetet ende i paqartë qëllimi konkret i aksionit të BKH-së dhe nëse kontrollet lidhen me ndonjë hetim të caktuar.
Autoritetet nuk kanë dhënë deri tani informacione të tjera mbi operacionin dhe materialet e sekuestruara.


