Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur këtë të martë në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku janë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të godinës.
Si pasojë, disa nga xhamat e godinës janë thyer, ndërsa disa studentë shkulën kangjellat në hyrje.
Gjithashtu, ata kanë filluar të shkruajnë me sprej në muret e godinës.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.


