• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE…”/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë
Home
Aktualitet
Kronikë

“DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE…”/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

2 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subjektit i është kërkuar një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se në të kundërt do t’i hidhej në erë biznesi.

Sipas të dhënave paraprake, pronarit i është dërguar një kuti picash, brenda së cilës ndodhej kërkesa për pagesën e shumës së parave, së bashku me disa materiale që dyshohet se mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv.

Pas konstatimit të pakos, zona në dalje të qytetit të Peshkopisë është rrethuar nga forcat e Policisë, ndërsa për rreth tre orë është mbajtur nën kontroll perimetri për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Me mbërritjen e specialistëve të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, janë marrë masa të tjera sigurie, ndërsa mësohet se janë mbyllur edhe subjektet përreth zonës së karburantit.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve është devijuar dhe ka vijuar nëpërmjet unazës së Peshkopisë.

Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar nga Policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit.

Pritet konfirmimi zyrtar i Policisë së Shtetit për detajet e ngjarjes dhe natyrën e materialeve të gjetura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje
Previous article ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

s.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

PAGAT E MAGJISTRANTËVE/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe… Aktualitet

PAGAT E MAGJISTRANTËVE/ SPAK zgjeron hetimet edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit: Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT