• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

2 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këngëtarja Eli Fara është paraqitur në polici për të dhënë dëshminë e saj në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas publikimit të videove intime, të cilat raportohet se janë regjistruar në ambientet e lidhura me kompozitorin Adrian Hila.

Sipas raportimeve në media, Fara është pyetur nga hetuesit për rrethanat e ngjarjes dhe për ekzistencën e kamerave në ambientin ku dyshohet se janë realizuar pamjet.

Gjatë dëshmisë, këngëtarja mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte dijeni për praninë e kamerave. Ajo gjithashtu është shprehur se nuk beson që Adrian Hila të jetë personi që ka shpërndarë materialet që më pas përfunduan në publik.

Dëshmia e Farës vjen një ditë pasi edhe vetë kompozitori Adrian Hila u paraqit në komisariat për t’u marrë në pyetje,

Hila ka deklaruar para autoriteteve se kamerat e instaluara në banesë ishin vendosur për arsye sigurie. Ai ka mohuar gjithashtu që të ketë qenë personi që publikoi apo shpërndau videot intime.

Ndërkohë, lidhur me çështjen është regjistruar edhe një denoncim ndaj kompozitorit, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë të gjithë zinxhirin e ngjarjes: nga mënyra e regjistrimit të pamjeve deri te personi apo personat që i kanë nxjerrë dhe shpërndarë ato.

Si pjesë e hetimeve, policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Hilës. Gjatë kontrollit janë konstatuar kamera, por deri në këtë fazë nuk është përcaktuar publikisht nëse ato janë të njëjtat pajisje me të cilat janë realizuar videot intime që raportohet se datojnë nga viti 2024.

Pikërisht përcaktimi i origjinës së pamjeve është një nga elementet kryesore që pritet të sqarojë hetimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
Previous article EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

s.autor

Postime të ngjashme

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT