Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Fast”. Sipas njoftimit, është arrestuar në qytetain e Kavajës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali si pjestarë i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Fatmir Mahmudaj, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi më 25 maj të këtij viti është lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për vepratpenale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.
NJOFTIMI:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë. Kapet në Kavajë, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali


