• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë

1 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se kanë shkaktuar zjarre në Fier dhe Lushnjë, duke rrezikuar banesa, toka bujqësore dhe prona private.

Në Fier, u arrestua një 31 vjeçar, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe sipërfaqe të mëdha toke pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Ndërkohë, në Lushnjë janë arrestuar dy persona. Sipas policisë, një 55-vjeçar, banues në Lushnjë, dyshohet se ka ndezur zjarr në servisin e tij. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur pjesë automjetesh dhe pemë ulliri në pronën e një shtetasi tjetër.

Personi i dytë i arrestuar në Lushnjës është një 49-vjeçar, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe kanale vaditëse, ndërsa janë rrezikuar edhe disa sera në afërsi.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikësve, zjarret janë shuar dhe është shmangur përhapja e mëtejshme e flakëve, pa shkaktuar dëme në banesa apo te banorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor
Previous article RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg

s.autor

Postime të ngjashme

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg Aktualitet

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT