• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash
Home
Aktualitet
Kronikë

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash

27 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rrugorja e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Gjatë një jave monitorime, efektivët kanë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe kanë proceduar penalisht 13 të tjerë për drejtim të parregullt të automjeteve. Në të njëjtën periudhë janë vendosur 916 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Mes shkeljeve të konstatuara janë 172 raste për tejkalim të shpejtësisë, 357 për parkim ose qëndrim të gabuar, 31 për parakalime të gabuara dhe 8 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 13 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 916 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

31 masa për parakalime të gabuara;

172 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

8 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

6 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

60 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

2 masa për qarkullim me xhama të errësuar;

8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

357 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

253 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...
Previous article E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

s.autor

Postime të ngjashme

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

EMRAT/ 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra” Aktualitet

EMRAT/ 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT