Janë zbardhur emrat e personave ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, të zhvilluar pas katër muajsh hetime në Tiranë.
Operacioni kishte në fokus disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Masat “Arrest në burg” janë ekzekutuar për:
Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.
Ndërkohë, gjatë fazës hetimore ishin ndaluar më herët edhe 7 persona të tjerë:
Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku.
Sipas Policisë, në total janë identifikuar 52 persona si të përfshirë në këto grupe, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë hetimeve dhe ekzekutimit të masave janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë, 685 gramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete dhe 35 telefona celularë.
Sipas hetimeve, në disa raste shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej edhe përmes monopatinave, taksive dhe shërbimeve delivery, me qëllim shmangien e vëmendjes së policisë.
Hetimet vijojnë për kapjen e 14 personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë.


