• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin
Home
Aktualitet
Kronikë

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin

4 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pas stuhisë së breshërit, pasojat në tokat bujqësore të Braçanjit dhe Dobranjit në Devoll janë të dukshme. Parcela të tëra me fasule janë dëmtuar rëndë, ndërsa në disa raste fermerët thonë se kanë humbur deri në 70% të prodhimit të tyre.

Më e prekura është fasulja, e cila ishte në fazën e pjekjes dhe pritej të korrej së shpejti. Por dëmet nuk janë kufizuar vetëm te kjo kulturë. Breshëri ka goditur edhe qepët, domatet, specat, mollët, dardhat dhe kultura të tjera.

Fermerët tregojnë se brenda pak minutash puna e muajve u dëmtua, ndërsa shqetësimi i tyre tashmë është edhe për prodhimin që ka mbetur në parcela.

Kjo është stuhia e dytë që prek zonën brenda pak javësh. Fermerët thonë se edhe një muaj më parë u përballën me të njëjtën situatë, ndërsa kërkojnë që institucionet ti mbështesin.

Kryeplaku i Dobranjit, Petrika Zyfi, thotë se rreth 50 fermerë janë prekur nga breshëri, ndërsa fasulja është kultura që ka pësuar dëmet më të mëdha.

Ndërkohë, Bashkia Devoll ka nisur verifikimet në terren. Deri tani janë evidentuar rreth 40 hektarë tokë bujqësore të dëmtuar, me një nivel mesatar dëmi prej rreth 40%. Vetëm në Dobranj janë konstatuar rreth 30 hektarë me fasule, ku dëmi vlerësohet nga 50 deri në 60%.

Inspektimet do të vijojnë gjatë tre ditëve të ardhshme për të përcaktuar më saktë sipërfaqet dhe nivelin e dëmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’
Previous article PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT