• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë
Home
Breaking News

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

4 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur dje në fshatin Ndërfushas, Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi.

Burime për gazetarin e Klan News Martin Marku, bëjnë me dije se autorët e përfshirë në ngjarje, dyshohet të kenë përdorur nënkalimin e ‘Rrugës së Kombit’ për tu arratisur, fare pranë vendit ku u krye dhe ekzekutimi.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit, nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Monaz. Më pas, ekzekutorët dyshohet të jenë ndihmuar nga të tjera persona që i kanë pritur me automjet për të humbur gjurmët nga policia.

Dyshimet janë se Viktor Bardhi është viktima e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fisit Bardhi dhe një tjetër fisi në zonë. Zanafilla nis që prej vitit 2016 me vrasjen e Saimir Jakut. Pas tij janë ekzekutuar nëntë persona të tjerë nga të dy palët. Viktor Bardhi iu ekzekutua vëllai Martin Bardhi në vitin 2023 në lokalin e tij në Mirditë, një muaj pasi kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë ndaj S. R.

Ndërkohë në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan dhe nipin, Kristian Bardhi alias Marku në aktin Fier – Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të jenë ende të pazbardhura. Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, njoftoi dje shoqërimin e një personi në komisariat. Ende nuk ka të dhëna për lidhjen e këtij personi me ngjarjen apo mbi dijeninë që ka mbi rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja
Previous article VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

s.autor

Postime të ngjashme

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë Aktualitet

GRUPI I ARMATOSUR TE “REGINA PALM”/ Shpallet në kërkim edhe ish-deputeti Bujar Muça! Dyshohet për një të plagosur me armë

DETAJET E PARA/ Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

AKSIDENT I RËNDË NË ROSKOVEC/ 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ROSKOVEC/ 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT