Saranda ka qenë një nga zonat më të prekura nga vala e të nxehtit këtë sezon veror, por sot ka përjetuar edhe çmenduritë e kushteve atmosferike.
Një shi i shoqëruar me stuhi dhe madje vetëtima pushtoi qytetin dhe zonën e Delvinës.
Brenda pak minutash shiu dhe breshëri mbuloi të gjithë këtë territor bregdetar, duke u prishur pushimet edhe mijëra turistëve.
Reshjet kanë nisur pas një periudhe me temperatura të larta, ndërsa kushtet atmosferike janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike të rrezikshme.


