• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë
Home
Breaking News

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

14 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një mjet jet ski në Ksamil shkeli perimetrin e sigurisë në det, duke rrezikuar seriozisht jetën e pushuesve. Veprimi i kushtoi shtrenjtë pronarit të tij, pasi Policia Kufitare e Vlorës e gjobiti me 500 mijë lekë dhe i bllokoi mjetin e lundrimit.

Kjo është vlera maksimale që njeh ligji “për aktivitetet e turizmit detar.”

Ngjashëm, në Velipojë, një jet ski shkeli perimetrin e sigurisë, por me një rrezik më të lehtë ndaj qytetarëve që laheshin në det, çka çoi gjobitjen me 100 mijë lekë nga Policia Kufitare e Shkodrës, vlera më minimale që njeh ligji për raste të tilla.

Të tilla, gjoba për kalim të perimetrit të sigurisë dhe afrim me bregun e detit, duke u bërë burim rreziku për jetën e pushuesve, u vendosën gjatë këtij sezoni veror edhe nga Policia Kufitare e Durrësit.

Të tre drejtoritë, Vlora, Shkodra dhe Durrësi, mbulojnë të gjithë vijën bregdetare shqiptare, nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug.

Në këto muaj vere, nga maji deri tani në gusht, policitë kufitare vendosën 278 gjoba.

Sipas të dhënave të siguruara nga Report Tv për sigurinë detare, pjesa më e madhe, 218 gjoba janë vendosur nga drejtoria kufitare e Vlorës, kjo për shkak të vijës më të gjatë bregdetare që kjo drejtori mbulon, nga Ksamili deri në Divjakë. Jugu, është gjithashtu dhe bregdeti i preferuar i pushuesve për të lundruar me mjete në det. Në këtë vijë, përqendrohet dhe pjesa më e madhe e bizneseve që japin me qira jet ski.

28 prej këtyre gjobave u janë vendosur drejtuesve të cilët kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë të caktuar nga autoritetet lokale dhe plazhet private në det.

Vlera e gjobave për këtë shkelje, shkon nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Për fat të mirë, deri në këtë periudhë të sezonit veror, pavarësisht fluksi në det të mjeteve të tilla, nuk ka pasur incidente apo pushues të lënduar prej tyre.

Në det ka edhe persona që policia i ka gjetur mbi jet ski dhe mjete të tjera lundruese, pa pasur të regjistruar pronësinë e mjet. Gjoba në këto raste, është 20 mijë lekë.

Edhe nëse mjeti është me dokumentacion, por gjatë kohës që ka dalë në det, drejtuesi nuk i ka me vete dokumentet, gjobitet me 10 mijë lekë. Në të dyja rastet, janë gjetur në shkelje, 250 persona, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative.

Patrullimi i bluve është 24 orë në 24 në të gjitha plazhet. Kjo vëmendje e shtuar në hapësirat bregdetare, që paralelisht është reflektuar edhe me më shumë mjete të policisë për kontrolle në det të hapur, erdhi pas një prej ngjarjeve më të rënda që u shënua brenda perimetrit të sigurisë në gusht të 2022-shit. 7-vjeçarja Jonada Avdia, humbi jetën pas goditjes në kokë me helikën e motorit të një gomoneje që drejtohej nga efektivi i policisë, Arjan Tase, shumë pranë bregut në Himarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
Previous article “ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut

s.autor

Postime të ngjashme

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut Aktualitet

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut

“DO I NËNSHTROHEN…”/ SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA) Aktualitet

“DO I NËNSHTROHEN…”/ SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT