• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë ‘JO’ propozimit
Home
Aktualitet
Kronikë

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë ‘JO’ propozimit

14 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këtë të premte, Këshilli Bashkiak i Selenicës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në qendër të diskutimeve ka qenë propozimi për bashkimin e kësaj bashkie me Vlorën.

I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, i cili ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj nismës. Gjatë mbledhjes, ai ka kërkuar që njësia vendore të vijojë e pavarur.

Bellajt ka theksuar se bashkimi me Vlorën mund të ndikojë në përfaqësimin e banorëve dhe në zhvillimin e zonës. Ai ka shtuar po ashtu se Selenica ka karakteristikat, territorin dhe nevojat e saj specifike që kërkojnë administrim të pavarur.

Kryebashkiaku ka deklaruar se do të vijojë të mbrojë qëndrimin e Bashkisë Selenicë dhe do të kundërshtojë projektin në çdo hap.

Sipas draftit të PS parashikohet: Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”
Previous article BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

s.autor

Postime të ngjashme

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve Aktualitet

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT