• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËRISH PROBLEME NË AKSIN LIBRAZHD-HOTOLISHT/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës
Home
Aktualitet
Kronikë

SËRISH PROBLEME NË AKSIN LIBRAZHD-HOTOLISHT/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës

12 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rënia e masiveve të gurëve dhe dherave ka sjellë sërish probleme në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Hotolisht, gjatë natës së fundit.

Ngjarja është shënuar rreth mesnatës, në afërsi të një kompleksi, rreth 2 kilometra larg qendrës së fshatit Hotolisht. Nga lartësia e kodrës janë shkëputur masive gurësh dhe dherash, të cilat kanë përfunduar në trasenë e rrugës kombëtare.

Një sasi e konsiderueshme gurësh ka mbuluar rrugën, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Fatmirësisht, në momentin e rrëshqitjes nuk ka pasur automjete që po kalonin në këtë segment, duke shmangur një tjetër ngjarje të rëndë.

Për rreth gjysmë ore, ky segment rrugor ka mbetur i bllokuar. Në vendngjarje janë grumbulluar edhe dhjetëra persona që ndodheshin në një prej lokaleve të kompleksit pranë zonës ku ndodhi rrëshqitja të cilët sinjalizuan autoritetet për ngjarjen.

Policia dhe strukturat e emergjencave civile kanë mbërritur në vend dhe kanë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ky aks rrugor është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme për shkak të terrenit të thepisur dhe rrëshqitjeve të masiveve shkëmbore. Vetëm pak javë më parë, në të njëjtën zonë, rënia e një masivi shkëmbor mbi një automjet i mori jetën një 42-vjeçari nga Gjergjani i Elbasanit.

Rëniet e shpeshta të gurëve dhe dherave në këtë segment mbeten një shqetësim serioz për sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe banorëve që lëvizin përgjatë aksit Librazhd–Hotolisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë
Previous article VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë Aktualitet

VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari Aktualitet

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT