• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VAJZËN PO TA BESOJ TY”/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren
Home
Breaking News

“VAJZËN PO TA BESOJ TY”/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren

25 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plakën, të cilën e mbajti peng për 4 orë me radhë. 35-vjeçari e liroi ish-partneren me të cilën kishte pasur një marrëdhënie për afro 9 vite gjatë negociatave të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga News24, efektivi Korroveshaj negocion gjatë gjithë kohës me altoparlant me 35-vjeçarin, i cili qëndronte i ngujuar bashkë me Rozalinda Plakën në mjetin e tij. Pas disa orëve rezistencë, efektivi Korroveshaj afrohet drejt tyre, duke e këshilluar Buzin të mos i bënte keq vajzës, ndërsa një pjesë e negociatave është zbardhur nga gazetarja Xhensila Kodra.

VIDEO

PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT

MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!

BUZI: Nuk e liroj, mos u afro

KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!

BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…
Në këto momente, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet, duke e lënë disa metra larg autorit dhe kthehet sërish drejt tij, për ta bindur të dorëzohet.

KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua

BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!

Pas këmbënguljes së Buzit, shefi i policisë largohet me Rozalinda Plakën, e cila më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, pasi ishte në gjendje të renduar psikologjike. Pavarësisht negociatave, 35-vjeçari nuk u bind, duke i dhënë fund jetës së tij rreth orës 16:35 të së premtes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
Previous article “BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

s.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT